Flash

Tabaku: Veliaj të mos merret me montim videosh, por t'i përgjigjet pyetjeve tona

Lapsi.al 4 November 2020
Tabaku: Veliaj të mos merret me montim videosh, por t'i

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur sot se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nuk duhet të harxhojë kohë duke montuar video, por sipas saj duhet t'i përgjigjet disa pyetjeve në lidhje me shembjen e gjimnazit "Sami Frashëri" dhe fondet e pretenduara për rindërtimin e tij.

"Manipulatorët nuk lodhen kurrë së luftuari me të vërtetën, edhe pse e kanë të sigurt humbjen. Sepse paturpësia, gënjeshtra dhe karriera e tyre janë bashkëudhëtare të pandashme që prej ditës së parë që i kanë hyrë politikës.

Në kaq shumë orë sa harxhon duke montuar video, duke çuar punëtorë të punojnë vetëm për minutat që filmojnë kamerat, EV le të gjejë pak minuta dhe ti përgjigjet pyetjeve tona:

1. A u rehabilitua Sami Frasheri pak muaj para se të shembej ndonëse EV tha që do rrojë me vite?

2. Me cfarë fondesh po ndërtohet Sami Frashëri? Veliaj dhe Ahmetaj thanë me fonde të BE, ndërkohë që BE thotë që nuk po ndërton asnjë shkollë në Tiranë me fondet e saj.

3. A është shpallur në buletinin e datës 27 Mars projektimi i ndërtimit të shkollës Sami Frashëri dhe anulluar me datë 21 Prill? Që do të thotë se kur u prish me datë 24 Prill nuk kishte një projekt...

4. Në ç’sirtar ka përfunduar procedura e përfunduar e tenderit për shkollën Sami Frashëri? Pse nuk është bërë publike?

ER dhe ER duhet ta kenë dhe përgjigjen pse shkollat e tyre janë me kosto 4,5mln euro dhe të BE 700 000 euro.

Por sigurisht që përgjgije nuk ka, sepse faktet e abuzimit për prishjen dhe ndërtimin e Sami Frashërit janë përgjegjësi direkte e EV dhe shefit të tij. Që projektet e rindërtimit i kanë 3D në kompjuterat e tyre, ndërsa fondet ne xhepat e tyre dhe klientëve të bashkisë dhe qeverisë", u shpreh Tabaku.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI