Flash

Çfarë ndodh nëse Donald Trump shpall fitoren ende pa mbaruar numërimi i votave

Lapsi.al 3 November 2020
Çfarë ndodh nëse Donald Trump shpall fitoren ende pa mbaruar

Situata në orët e ardhshme mund të jetë e tillë që presidenti Donald Trump të shpallë fitoren ende pa u numëruar të gjitha votat dhe ky është një skenar që po qarkullon me shpejtësi në mediat pranë demokratëve, të cilat po i mëshojnë gjithnjë e më shumë, për shkak të deklaratave të Trump të orëve të fundit.

Nëse ditën e zgjedhjeve, Bajden zgjodhi të shkojë pranë varrit të djalit të tij Bo Bajdën, që ka ndërruar jetë në vitin 2015 për shkak të tumorit me bashkëshorten Xhill, Trump ka bërë disa lidhje telefonike në Fox Neës ku është shprehur se “Po fitojmë në Teksas dhe Florida”. Gjatë intervistës në Fox Neës ai tha se “Skuadra ime mendon se po fitojmë në Teksas, Florida dhe Arizona dhe se në Karolinën e Veriut dhe në Pensilvani po ia dalim shumë mirë”.

Gjithsesi Trump ka shpjeguar “Nuk ka arsye për lojëra. Unë shoh shumë shumë shanse për të fituar këtu. Nuk e di si i rendisin ata shanset”.

Mirazhi i Kuq

Skenarët se çfarë ndodh natën e zgjedhjeve, apo edhe në javët në vazhdim janë të shumta dhe përfshijnë paditë në gjykata, vota të pavlefshme, përplasje mes simpatizantëve apo edhe një krizë në gjykata për mijëra çështje gjyqësore.

Por një prej tyre, më i mundshmi, i ashtuquajturi “mirazhi i kuq” dhe që po përflitet gjithnjë e më shumë mes demokratëve parashikon që Trump do të dalë dhe do të shpallë fitoren para se të gjitha votat të jenë numëruar.

Një prej zyrtarëve demokratë në SHBA, ish sekretar në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Obamës, Julian Kastro e komentoi këtë skenar në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

"Natën e zgjedhjeve, ka mundësi që të dhënat të tregojnë se Republikanët të udhëheqin shumë shpejt gjatë rezultatit paraprak, para se të gjitha votat të jenë numëruar. Pastaj ata mund të pretendojnë se diçka anormale po ndodh, kur votat të kthehen në favor të demokratëve”

Sipas këtij skenari, fitorja e Trump do të trumbetohet në FOX Neës dhe nga zëra të fuqishëm të Republikanëve nga i gjithë vendi. Dhe në kohën kur të gjitha votat të jenë numëruar dhe nëse ka ndodhur kthimi i rezultatit, pra një fitore e Bajden, rezultati i vërtetë i zgjedhjeve do të jetë përfshirë në një spirale keqinformimi dhe kaosi. Për disa prej demokratëve, ky skenar nuk është veç një paranojë, por për të tjerë është shumë më real se thjesht fjalë.

Votat në Filadelfia

Një vonesë në nxjerrjen e rezultatit është paralajmëruar tashmë në Filadelfia, ku numri i votave është thelbësor që Bajden të fitojë Pensilvaninë, që është edhe shteti që analistët shohin si ai që do të vendosë nga do të shkojë rezultati fitues.

Në Filadelfia janë 400 mijë vota të dërguara me postë këtë vit. Katër vite më parë demokratët fituan atje 7 me 1 ndaj republikanëve.

Vonesa mund të përdoret nga Trump për të hedhur dyshime mbi rezultatin shkruan The Guardian, një përpjekje që Trump tashmë e ka nisur.

“Gjëra të këqia ndodhën në Filadelfia” tha Trump në debatin e parë në Shtator, ndërsa paralajmëroi për “dhjetëra mijëra vota të manipuluara” dhe duke “i bërë thirrje njerëzve” të tij të ruajnë mirë kutitë, megjithëse deri më sot nuk ka pasur manipulim të votave në zgjedhjet në SHBA.

Zyrtarë të Filadelfias dhe aktivistë të ndryshëm thanë se “ilaçi” për “mirazhin e kuq” është po aq i thjeshtë sa vetë ky skenar. Publiku duhet ta kuptojë thanë këta zyrtarë se Filadelfia nuk do të nxjerrë rezultatin e saj përfundimtar natën e 3 Nëntorit dhe as për disa ditë në vazhdim, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme në të cilat zhvillohen zgjedhjet në pandemi.

Të gjitha gjasat janë që votat në Filadelfia të krjojnë perceptimin se do të ketë një kthesë në rezultat në favor të Bajden. Dhe kjo kthesë mund të jetë aq e madhe sa mund të përmbysë udhëheqjen e Trump në shtetin e Pensilvanisë- një përmbysje nga “e kuqe” tek “bluja”- dhe që potencialisht mund të vendosë të gjithë rezultatin e zgjedhjeve, shkruan The Guardian.

“Fjala kyçe është “java e zgjedhjeve” thotë Patrik Kristmas, drejtues i një organizate për monitorimin e zgjedhjeve në Filadelfia. “Nuk do të ketë më ditë zgjedhjesh”.

Përgjigjia e Bajden

Po aq i mundshëm sa duket, ka po aq arsye se pse “mirazhi i kuq” mund të mos vihet në zbatim. Xho Bajden, kandidati demokrat po përgatitet të deklarojë fitoren të Martën në mbrëmje, nëse agjensitë e lajmeve e shpallin atë si fituesin e zgjedhjeve- edhe nëse Trump refuzon të pranojë humbjen dhe konteston rezultatin. Këshilltarët e Bajden i thanë Axios, se kandidati demokrat nuk do të kalojë në pozita mbrojtëse, ndërsa Trump shpërndan informacione keqdashëse për zgjedhjet apo tenton të bëjë padi për rezultatin.

Menaxherja e fushatës së Bajden O'Malley Dillon citohet të ketë thënë se “Ne nuk jemi të interesuar çfarë thotë Trump. Ne do të përdorim të dhënat tona, do ta kuptojmë vetë situatën dhe do të sigurohemi para se zv.presidenti t’i adresohet popullit amerikan” dhe se do të jetë shumë i qartë në momentin që votat nuk janë numëruar të gjitha. Por ajo shtoi se është matematikisht e pamundur për Trump të fitojë të martën në mbrëmje.

“Nuk ka skenar që e nxjerr Donald Trump fitues natën e zgjedhjeve” tha ajo sipas Axios. E njëjta media anoncon se axhenda e Bajden parashikon që të martën në mbrëmje ai të dalë të shpallë fitoren, pavarësisht se çfarë tregon rezultati.©Perktheu Lapsi.al

Të këshilluara

Trump: Jemi duke fituar në Texas dhe Florida

Në Shtetet e Bashkuara ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale amerikane, ku shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump synon të marrë mandat...

17:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI