Flash

Mesazhi i fundit i 29-vjeçarit të vetëvrarë në spitalin "Shefqet Ndroqi"

Lapsi.al 3 November 2020
Mesazhi i fundit i 29-vjeçarit të vetëvrarë në

Zbulohet mesazhi i fundit i Xhino Koçës, i riu që u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi” më 13 gusht, pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. 29-vjeçari shkruante se nuk ka fjalë që të përshkruajë dhimbjen që ndjente për atë që do t'iu shkaktonte familjarëve me veprimin e tij.

Xhino u hodh nga kati katërt i spitalit "Shefqet Ndroqi", në kushte të rënduara psikologjike, dhe nëna e tij rrëfeu për emisionin Open fjalët e tij të fundit.

"Kaq ishte dhe për mu! Ju du shum të gjithve, me gjith shpirt, mami, babi, Kriseli, Robin, Inen, Hana, Kena, Voni, Kejdi, Egi, Sushin, pucin. Nuk ka fjale me pershkrujt dhimbjen qe ndjej per dhimbjen e shkaktoj por ju betohem se shkova pertej limiteve te mia shume e shume here. Sdo tregohesha kurrë egoist duke iu merzitur juve por u tejkalua cdo lloj limiti. Ju përgjërohem mos e hidhni jetën tutje. Le t’ju marri malli dua t’ju shikoj të lumtur. Një ditë do ritakohemi. Ju du pa fund. Se harrova flm sepse kryesisht kam pasur një jetë të bukur të lumur. Faji nk eshte i asnjeriu!!! Nuk kishte vend me te mire per tu kuruar ne kushtet qe isha pavaresisht cfare thone mjeket sepse une e njoh veten dhe ne shtepi do ishte bere edhe me keq”, shkruante Xhino.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI