Anti-terrori shqiptar ka rritur nivelin e sigurisë në vend pas sulmeve terroriste të ndodhur përpara disa ditësh në Francë dhe atij të djeshëm në Vjenë. Drejtuesit e policisë janë urdhëruar që të shtojnë praninë e efektivëve të policisë në institucione të rëndësisë së veçantë, ambasadave, në aeroport, në qendrat tregtare, si dhe në vendgrumbullimet kryesore në Tiranë.
Gjithashtu nga anti-terrori bëhet me dije se do të shtohet dhe numri i agjentëve civil në terren.