Flash

PD: 10 ditë pas inagurimit të punimeve në gjimnazin 'Sami Frashëri' nuk ka asnjë lëvizje

Lapsi.al 3 November 2020
PD: 10 ditë pas inagurimit të punimeve në gjimnazin 'Sami

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vijon të denoncojë mungesën e punimeve për rindërtimin e gjimnazit "Sami Frashëri", i cili u shemb pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit të vitit që lamë pas. Tabaku shprehet se 10 ditë pas inagurimit të nisjes së punimeve në gjimnazin e njohur të kryeqytetit, aty nuk shihet të punojë askush.

"10 ditë mbasi shkolla Sami Frashëri është inauguruar punimi, nuk ka akoma asnjë lëvizje.

Kjo është fytyra e vërtetë e Rilindjes, kjo është fasada që u ka ofruar shqiptarëve për 7 vite dhe këtë vazhdon të ofroj edhe sot. Mbasi kemi javë që i bëjmë qeverisë dhe bashkisë disa pyetje, akoma nuk kemi asnjë përgjigje.

Pse shkolla "Sami Frashëri" u prish në mes të pandemisë në 24 prill pa pasur një projekt?

Pse shkolla "Sami Frashëri" kushton 4.5 milion euro, ndërkohë që shkollat e tjera të ngjashme, të cilat ndërtohen me fondet e BE-së kushtojnë 700 mijë euro?

Pse gënjeu Ahmetaj dhe Veliaj kur thanë që kjo shkollë do të ndërtohet me fondet e BE-së, ndërkohë që BE-ja konfirmon të kundërtën?

Kush janë firmat që fshihen pas ndërtimit të shkollës "Sami Frashëri"?

Për shumë shqiptarë, fasada e Rilindjes ka rënë. Tërmeti dhe pandemia e treguan situatën e vërtetë të shtetit, treguan se si këto punojnë, treguan që mbasi fiken kamerat çdo gjë ndalon dhe shkolla "Sami Frashëri" është thjesht një shembull tjetër që shtohet në perlat dhe në bëmat e Rilindjes.

Shkolla "Sami Frashëri" është thjeshtë një shembull korrupsioni, babëzie, paaftësie dhe arrogance që Bashkia e Tiranës ofron çdo ditë për qytetarët e saj. Dhe nuk kishte si të ishte ndryshe sepse fotokopja në krye të bashkisë do të bëjë të njëjtën gjë që bën edhe kryeministri", u shpreh Tabaku.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI