Flash

I është ndryshuar pronësia "Sami Frashërit"/ Rama: Shpifje, Kryemadhi është "kap ca të kapësh ta haj kush ta haj"

Lapsi.al 3 November 2020
I është ndryshuar pronësia "Sami Frashërit"/ Rama:

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar akuzave të bëra nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cila ka thënë se shkolla “Sami Frashëri” në 2017 i ka kaluar me vendim qeverie në pronësi Bashkisë së Tiranës. Kreu i qeverisë ka mohuar akuzat duke thënë se janë vetëm shpifje dhe genjeshtra, të shpërndara në mënyrë të qëllimshme.

"Për fat të keq jetojmë në një kohë kur faktet janë viktimë e rrjeteve sociale, e volumit marramendës të informacionit të paverifikuar e shpërndarjes së qëllimshme masivisht të shpifjeve dhe gënjeshtrave dhe për fat të keq Monika, Iliri, Saliu janë absolutisht në vendin e duhur dhe kohën e duhur me instrumente të duhur që të jep kjo kohë për t'u lëshuar në një shifra marramendës si ky që po e vënë me shpifje dhe gënjeshtra duke pasur parasysh faktit që gënjeshtra janë më të shpejta në arritjen audiencës. Shkolla po rindërtohet, puna ka nisur, dokumentet e pronës janë publikuar edhe sot nga Veliaj përsëri dhe Monika thotë shkolla do të ndërtohet në Paskuqan, domethenë "Kap ca të kapësh", ta haj kush ta haj, ashtu si thotë që shërimi nga COVID duhet ta kërkojmë në Kisha", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI