Flash

Mësim online në universitete, Kryemadhi: Qeveria merr vendime të pakonsultuara, tallen me studentët

Lapsi.al 3 November 2020
Mësim online në universitete, Kryemadhi: Qeveria merr vendime të

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka quajtur të padrejtë dhe të pakonsultuar vendimin e qeverisë për të kaluar universitetet online. Kryemadhi thotë se qeveria po tallet me studentët pasi nuk i ofron mësim normal si dhe merr vendime të pakonsultuara si me studentët, ashtu dhe me stafin akademik. Ajo thotë se ka mungesë infrasturkture për mësimin online si dhe shton se LSI-ja ka kërkuar që në mars subvencionimin 100% të studentëve, por qeveria abuzon me ta dhe me familjet e tyre që kanë kosto të rënda ekonomike tashmë.

“Vendime që nuk janë konsultuar asnjëherë as me studentët, as me stafin akademik. Studentët pjesë e talljes, abuzimit të qeverisjes në ikje dhe me vazhdimësinë e kësaj situate shkon dhe në mbyllje të universiteteve, duke u mbyllur studentëve mundësitë për një mësim normal si gjithë studentët, por nga ana tjetër mungesa e infrastrukturës e bën edhe më të vështirë mësimin. Ajo që ne kemi kërkuar ka qenë subvencionim 100% të studentëve. Situata ku ka ndodhur është një situatë që studentët kanë qenë të papërgatitur, qiratë, tarifat”, tha Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI