Flash

Rama: Bllokimi i Shqipërisë nga Holanda lidhet me punët e tyre të brendshme

Lapsi.al 3 November 2020
Rama: Bllokimi i Shqipërisë nga Holanda lidhet me punët e tyre

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk mund ta komentonte publikisht bllokimin që Holanda i bëri Shqipërisë, kur u pyet për ndarjen e vendit tonë në këtë proces nga Maqedonia e Veriut.

Rama u shpreh në konferencën me gazetarët se për të është e papranueshme, që Holanda është më e vëmendshme ndaj standarteve se sa vende të tjera që nuk kanë të njëjtin qendrim ndaj Shqipërisë si ky shtet, për integrimit në BE.

Pyetje: Holanda ka paralajmëruar se Shqipëria nuk është gati për tryezën e parë ndërqeveritare, a vazhdoni të mendoni se kjo sjellje lidhet me punët e brendshme të Holandës?

Rama: Po me çfarë lidhet tjetër përcvese me punët e brendshme të saj ,se unë s’mund ta pranoj dot që Holanda është më e vëmendshme ndaj standarteve se sa Suedia, Finlanda, Franca, këtë nuk e pranoj dot.

Pyetje: Nëse do lidhej me çështje të brendshme edhe për Maqedoninë e Veriut do jepej një bllokim?

Rama: Jo, jo, është pak më e komplikuar se kaq por këtë në s’mund ta komentoj publikisht

Rama e shpjegoi edhe një herë se e gjitha lidhjet me zgjedhjet në Holandë vitin e ardhshëm. Rama kujtoi se kishte vende në BE që thoshin për rumunët “këta hanë lejlekë”, kur vendi i tyre donte të futej në BE.

“Pra duhet të jemi shumë të qartë që në qëndrimin e Holandës influencon situata e brendshme në mënyrë shumë të qartë.

Përvecse tradicionalisht ka pasur gjithmonë pozicionet më skeptike në raport me vendet që janë afruar.

Ama merreni shtypin hollandez, shikojeni prej sa kohësh shqiptarët përdoren si gogol në Hollandë.

Shikoni artikujt që flitet për banda shqiptare të shpartalluara dhe pastaj kur lexon përbërjen e bandës janë dy shqiptarë edhe janë 12 të tjerë nga hollandezë te belg, polakë. Është politike, është elektorale, Hollanda ka zgjedhje në mars të vitit të ardhshëm.

Shikoni kalendarin e zgjedhjeve në BE vend për vend, shikoni qëndrimet e vendeve në raport me zgjerimin.

Do shikoni që nuk janë pa lidhje njëra me tjetrën temperaturat e organizmit të vendeve të caktuara kur vjen puna te zgjerimi në raport me kalendarin e zgjedhjevem

Duhet të presim deri në fund emos biem pre e këtyre lajmeve që janë shumë të pjesshme e të parakohshme për të nxjerrë konkluzione.

Mos harroni që kur bullgarët donin të bënin këtë që duam ne, kishte vende ku thuhej që këta janë ata që donin të vrisnin papët, për rumunët thoshin këta hanë lejlekë. Do na hanë lejlekët kur të vijnë në BE. Pse, se ishte kapur një rumun duke ngrënë lejlekë në një vend që e kishte marrë e kishte pjekur e kishte thirrur edhe shokët për festë edhe doli që këta erdhën në BE të hanin lejlekë”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI