Flash

Rama-Varhelyi/ Çfarë ka mbetur më për të negociuar?

Lapsi.al 3 November 2020
Rama-Varhelyi/ Çfarë ka mbetur më për të negociuar?
“Një vizitë “virtuale” e kryeministrit Edi Rama në BE” kështu e ka quajtur komisionieri Varheli bisedën në video me Ramën, ku është diskutuar për finalizimin e Kornizës negociuese, mbështetjen në luftën kundër Covid dhe përgatitjet për samitin e Sofies javën tjetër. Por çfarë ka mbetur më për të biseduar për Konferencën e parë Ndërqeveritare që është e hapja reale e negociatave mes vendit tonë dhe BE? Shumë pak tashmë. Pas shqelmimit që Rama i bëri konsensusit në 5 Qershor, qeveria hollandeze e ka zyrtarizuar qëndrimin e saj si propozim për parlamentin e këtij vendi për t’i thënë JO Shqipërisë. Nga Gjermania sinjalet janë se Bundestagu do ta refuzojë sërish një PO për vendin tonë për të njëjtat arsye, ndërsa nga Franca nuk ka ende asnjë reflektim. Për të mos harruar këtu se Gjykata Kushtetuese ende nuk është plotësisht funksionale.   Varhelyi duket se e ka lënë pas krahëve refuzimin e kryeministrit Rama për të reflektuar dhe për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor. Por a do të bejnë të njëjtën gjë parlamentet dhe qeveritë e vendeve anëtare kur të votojnë? Pavarësisht skenareve të mundshëm, Rama gjithmonë e ka një As nën mëngë: Justifikimet! Për më shumë lexo: Faktet me video / Alibitë e Ramës për Holandën, Makronin, opozitën që na pengojnë BE-në

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI