Flash

Basha në takim me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve: Ka mungesë medikamentesh për trajtimin e COVID-19

Lapsi.al 4 November 2020
Basha në takim me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve: Ka

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takim me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë diskutoi për problemet që ndesh ky sektor në këtë kohë pandemie.

Basha tha se ka mungesë të theksuar të medikamenteve bazë për të trajtuar virusin. Ai shtoi se kostot e ilaçeve janë të papërballueshme për shumicën e shqiptarëve.

“Këto ditë më është dashur të merrem me pandeminë dhe kam kuptuar se ka nisur një mungesë e theksuar e medikamenteve bazë për të trajtuar virusin, ndonëse jemi vetëm në fillim të valës së dytë. Qeveria po mundohet të gjejë fajtorë për situatën. Janë hedhur akuza ndaj farmacistëve, ndërkohë që ka skandale, si ai me tenderin e maskave, ku një maskë blihej me tenderin sekret me çmim dyfish nga qeveria. Shqetësimi kryesor është se njerëzit kanë kërkuar e marrë trajtim, por trajtimi ka kosto të papërballueshme, që fillon minimalisht me 200 mijë lekë dhe shkon deri në 1200 mijë lekë të vjetra për pacientë. Nga kjo rimbursohet një sasi e papërfillshme, e një prej antibiotikëve, ndërkohë që pjesa tjetër e paketës as nuk preket e konsiderohet për rimbursim. Mesatarisht paketa shkon 600 mijë lekë për pacientë, një shumë kjo e papërballueshme. I bie 80% e rrogës minimale dhe shumë më shumë se pensioni në vend.

Problemi tjetër që dua të diskutoj është situata me barnat, pasi ka një alarm për mungesë të barnave. Në këtë situatë të pandemisë nuk janë marrë masat për furnizimin me barna të pandërprerë. Dhe tjetra është vaksina e gripit, që nuk gjendet as në Tiranë, as në rrethe. Këtë javë Covid është futur në një avancim dhe rëndim të situatës. Ne do bëjmë gjithçka për të mbështetur farmacistës në këtë situatë të vështirë, por do të bëjmë gjithçka edhe në gjithë sistemin shëndetësor, ku punonjësit të gjejnë veten me standarde evropiane”, tha Basha.

Diana Toma, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve u shpreh se pesha i bie sistemit shëndetësor e nga kjo varen dhe sistemet e tjera.

"Sistemi farmaceutik u përjashtua nga administrimi i pandemisë. Nga ne kërkohej shumë por problematikat tona nuk u dëgjuan. Sistemi shëndetësor ose funksionon si i tërë, ose me hallka të shkëputura dështon. Ne nuk kemi përfaqësim institucional dhe problematikat tona nuk dëgjohen. Mjekët nuk kanë një protokoll të trajtimit të pacientëve COVID. Mungesa e protokolleve e ngarkon farmacistin me një përgjegjësi të panevojshme. Ne nuk kemi akt normativ për mënyrën se si ta trajtojme pacientin. Asnjë rregullim ligjor për trajtimin e pacientëve me telefon. Do ishte e udhës që paketa të ishte komplet e rimbursueshme", tha Toma.

Përfaqësuesi i Urdhrit Dëfrim Goma u shpreh se barra financiare e rimbursimit të paketës anti-Covid nuk është e madhe për shtetin

"Kostoja e rimbursimit të paketës është e përballueshme nga shteti", Goma.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI