Flash

334 raste të reja me Covid në Kosovë, 8 jetë të humbura

Lapsi.al 3 November 2020
334 raste të reja me Covid në Kosovë, 8 jetë të humbura

Vijojnë shifrat e larta nga koronavirusi në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 8 pacientë, ndërsa janë konfirmuar 334 raste të reja infektimi.

Njoftimi i plotë:

1621 TESTIME, 81 TË SHËRUAR DHE 334 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.621 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 334 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tetë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 20.989 raste nga 98.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.722 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.562. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 157 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Malishevë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI