Flash

Rama kujton firmat piramidale, thirrje demokratëve: Mos shkoni në zgjedhje si te Vehbiu dhe Sudja

Lapsi.al 29 October 2020
Rama kujton firmat piramidale, thirrje demokratëve: Mos shkoni në

Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta në Kuvend duke risjellë në kujtesë personazhe të firmave piramidale, e duke i kërkuar kështu votuesve të Partisë Demokratike të bëjnë kujdes në zgjedhjet e 25 prillit.

“Luli, Meta e Monika, kjo është ajo që do u ndodhi”, theksoi shefi i qeverisë.

“Kam vetëm një detyrim ndaj demokratëve, votuesve, zgjedhësve demokratë, atyre që kanë arsyet e tyre që as mos e konsiderojnë fare për mua e PS, imagjinoni ca ju pret o demokratë, do shkoni në zgjedhje si tek Vehbiu e Sudja, jep një e merr dy. Do e jepni votën për Lulin e do keni mbrapsht e dy të tjerë se aritmetika e Lulit është një e dy bëjne 3. Luli, Meta e Monika, kjo është ajo që do u ndodhi. Kjo është gjëja që ju duhet të keni në mendje. Çfarë po ju pret në 25 prill në këtë fitore të madhe është dicka që kam detyrë për tua thënë. Do shikoni mbrapa si edhe më parë se ça vjen kur PD bëhet bashkë me LSI”, vijoi Rama.

Për Ramën, zgjedhjet e 25 prillit nuk presin më diskutime, “këshilla politik, e këshilla të asnjë forme”.

Duke iu drejtuar opozitës parlamentare, Rama tha se “Ju jeni të fituar të gjithë të fituar, unë nuk e di ku do i gjejë kryetari i ardhshëm i parlamentit aq shumë karrige, se 100 mandate i merr Monika, sipas Monikës, ja edhe 100 plus 100 plus 10 në aritmetikën e Lulit janë 140 i merr Luli, me siguri në 25 prill ne PS s’do kemi vend e ju do jeni mbledhur të gjithë te pallati i Kongreseve për të hapur sesionin e ri”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI