Flash

Basha: Rama po sakrifikon të ardhmen europiane të shqiptarëve, do të bëjmë gjithçka për ta larguar

Lapsi.al 29 October 2020
Basha: Rama po sakrifikon të ardhmen europiane të shqiptarëve, do

Krytari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tregoi se si do të veprojë opozita nëse mazhoranca miraton sot në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Basha tha se hapi i radhës janë zgjedhjet e 25 prillit, ku opozita do të bëjë gjithçka për ta larguar.

“Problemi është se në krye të Shqipërisë sot është një armik i shqiptarëve. Ai po sakrifikon të ardhmen evropiane të shqiptarëve. Hapi i parë janë zgjedhjet e 25 prillit. Do bëjmë gjithçka për ta larguar një njeri që shkel mbi jetën e shqiptarëve, por edhe mbi të ardhmen tonë evropiane. Është një armik i dëshmuar i integrimit të Shqipërisë. Kur po fusnim vendin në NATO, bënte demonstrata. Kur ishim gati të merrnim statusin kandidat, bllokoi tre ligjet. Tani, nëse i shkon marrëzisë deri në fund, po bllokon konferencën e parë ndërkombëtare, për shkak të makthit që e ka kapluar.

E pret humbja më e thellë e ndëshkimi më shembullor. Do t’i fund pandëshkueshmërisë. Do të japë përgjegjësi për gjithçka ka kryer. Nuk ka formulë që shpëton Edi Ramën nga ndëshkimi popullor. Akti i vetëm i përgjegjshëm do të kishte qenë të zhvillonte zgjedhje normale, por sido që të jetë hakun do ta marrë. Nuk ka për t’i ikur hakut të shqiptarëve”, theksoi kreu i PD.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI