Flash

Basha: Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve, në statistika fshihet e vërteta

Lapsi.al 29 October 2020
Basha: Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e

Kryedemokrati Lulzim Basha në bashkëbisedimin me gazetarët u shpreh se statistikat e publikuara për situatën e përhapjes së pandemisë COVID-19 në Shqipëri nuk paraqesin realitetin.

“Dënoj maskaradën që po zhvillohet në parlament, ku mininistria e Shëndetësisë po mundohet të mbulojë me shoshë dështimin e ramës me codiv-19. Sot kemi 493 të vdekur, kjo sipas statistikave zyrtare, që sic e dini nuk shfaqin të vërtetën. Jam në dijeni të disa rasteve të personave të vdekur me COVID, që kurrë u raportuan si të tillë. Kjo, me qëllim që të gënjejnë për numrin e viktimave, e njëjta vlen edhe për të prekurit.

Kur dikush ka simptoma e kërkon të bëjë testin i duhet të presë për 6 ditë e për 3 – 4 ditë për përgjigjen. Pra nga momenti i simptomave kalojnë 6 ditë, e tre ditë për përgjigjen. Në këtë mënyrë numri i të prekurve mbahet artificialisht i ulët po edhe përhapja e infeksionit mbahet i fshehtë. Arsyeja? Se Rama ka humbur kontrollin e menaxhimit.

Mos marrja e masave, gënjehet me papërgjegjshmëri kriminale. Janë përgjegjës për numrin më të ulët të testimeve. Sot me siguri numri në rritje i infeksioneve është në masë të madhe për shkak të Ramës dhe dështimit të qëllimshëm për menaxhimin e pandemisë. Nëse do bliheshin me shumë teste, nuk do pritej 6 ditë për tamponin infeksioni do kontrollohej. E lehtë të fshihehsh pas maskës", tha Basha.

Kryeetari i PD shtoi Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve.

"Vetëm dje, nga theasari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash ëahtë baraz me 14 mijë tamponë. Gjithë qyteti i Durrësit me 15 tamponë në dispozicion, 60 kërkesa për testim. Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve", tha kryetari i Partisë Demokratike.

 

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI