Flash

Manastirliu: Do të përfshijmë edhe testin e shpejtë, nëse nuk respektohen masat do të zgjidhet se kush do të trajtohet i pari

Lapsi.al 29 October 2020
Manastirliu: Do të përfshijmë edhe testin e shpejtë,

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi në Kuvend se së shpejti do të nisin edhe testet e shpejta të Covid-19, si dhe do të shtohen kapacitetet spitalore, ku do të ketë 4 spitale Covid në Tiranë dhe spitalet rajonale.

“Nga qershori deri më sot është katërfishuar numri i testeve, po përgatitemi të përfshijmë dhe testin e shpejtë, atë të antigjenit. Do t’i qëndrojmë deri në fund që do të shtojmë kapacitetet spitalore, duke vendosur 4 struktura në Tiranë dhe duke përfshirë gjatë dimrit edhe spitalet rajonale. Që e gjithë sakrifica e bërë të mos shkojë kot duhet që të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë luftë. Të gjitha masat që po ndërmarrim shkojnë në funksion të frenimit të përhapjes së virusit. Nuk duhet të shkojmë në mbingarkimin e sistemit shëndetësor, ndaj masat që jemi duke ndërmarrë sigurojnë që të mundemi të frenojmë epideminë. Por nëse nuk respektohen masat do të përballemi me kushtet se kush do të trajtohet i pari”, tha ministrja.

Më tej, ajo u ndal dhe tek akuzat e opozitës, duke thënë se ata po bëjnë ping-pong me situatën, duke mos ndihmuar në frenimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm.

“Shumë shkurt do të ndalem te situata, që po përjetojmë, në lidhje me pandeminë e Covid-19. Po citoj disa fjalë të kreut të OBSH, që thoshte se aty ku ka pasur përçarje politike në nivel kombëtar është vënë re një mungesë e madhe për shkencën, ndërsa rastet dhe fatalitetet shtohen. E kam përsëritur shpesh, thotë ai, se pandemia nuk është politikë. Këtu te ne pandemia është përdorur politikisht, që pa ardhur rasti i parë. Jo futboll, por ping pong politik e kanë bërë, duke shpallur dhe katastrofën, që nuk iu erdhi e nuk iu erdhi. Ndërkohë që ne nuk kemi ndalur për asnjë moment punën në këtë kohë shumë sfiduese. Ata që flasin nga tavolinat ku luajnë ping-pong u zgjuan dhe fillojnë e recitojnë. Ata s’duan ta kuptojnë se çdo vendim i qeverisë bazohet në vlerësimin e një komiteti ekspertësh. Me shtimin e rasteve pas hapjes strategjia e vjeshtë-dimrit përfshin rritjen e numrit të testimeve”, shtoi Manastirliu.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI