Flash

Covid-19 në Kosovë/ Sërish shifra të larta, shënohen 4 viktima

Lapsi.al 28 October 2020
Covid-19 në Kosovë/ Sërish shifra të larta, shënohen 4

Katër të vdekur dhe 281 raste të reja me Covid-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar 932 mostra nga të cilat 281 kanë rezultuar mbartëse të virusit. Viktimat e shënuara janë: 1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 nga Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast nga Klinika Emergjente.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste,  komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.

97 pacientë janë shëruar këtë të mërkurë. Numri total i rasteve pozitive nga virusi SARSCov2 është 18.626, nga të cilët 673 persona kanë humbur jetën.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI