Floreta Rasha, e kthyer ditën e djeshme nga kampi Al-Hol së bashku dhe tre fëmijët e saj të mitur do të merret në pyetje nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion, e cila aktualisht duket se e ka shkëputur vëmendjen nga disa prej temave më të nxehta të ditës, do të hetojë Floreta Rashën, nëse ajo ka marrë pjesë në ndonjë sulm terrorist gjatë 7 viteve të qëndrimit në Siri.
Diamant Rasha, bashkëshorti i të hetuarës, u vra gjatë luftimeve në Siri.
Femijët e mitur që kthehen nga Siria nuk kanë asnjë përgjegjësi penale.