Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Vetëvendosje: Kodi Zgjedhor nuk ndryshohet 1 vit para zgjedhjeve, Rama në kundërshtim me Komisionin e Venecias

Lapsi.al 28 October 2020
Vetëvendosje: Kodi Zgjedhor nuk ndryshohet 1 vit para zgjedhjeve, Rama

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar për reformën zgjedhore, e cila sipas saj, nuk ka ndryshuar sistemin aktual propocional rajonal dhe as nuk ka hapur listat. Vetëvendosja shton në reagimin e saj se nuk po zbatohet marrëveshja e 5 qershorit as për përfshirjen në votime të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, për shkak të vonesave që janë duke ndodhur.

Sipas kësaj lëvizjeje, qeveria po vepron kundër rregullave dhe praktikave të Komisionit të Venecias dhe rekomandimeve të OSBE – ODHIR-it, të cilat sugjerojnë të mos ndryshohen rregullat e Kodit Zgjedhor 1 vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

"Qendra në Shqipëri prej më shumë se një viti, në kuadër të reformës zgjedhore, ka propozuar një sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura për Shqipërinë. Mirëpo, i gjithë procesi i reformës zgjedhore as nuk e ndryshoi sistemin aktual proporcional rajonal dhe as nuk i hapi listat. Marrëveshja e 5 qershorit ka qenë vetëm mirëmbajtje e një sistemi të keq zgjedhor të vendosur prej vitit 2008. Elementi pozitiv i Marrëveshjes së 5 qershorit, ishte përfshirja e të drejtës së votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut. Megjithatë, edhe kjo e drejtë po pamundësohet në zgjedhjet e 25 prillit 2021, për shkak të vonesave. Më tej, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri është shprehur kundër ndryshimeve të njëanëshme të Kushtetutës më 30 korrik dhe të Kodit Zgjedhor më 5 tetor, pasi këto manovra janë në vijimësi shprehje e autokracisë së instaluar në Shqipëri.

Kjo qasje e qeverisë Rama është në kundërshtim me kodin e praktikave të mira të Komisionit të Venecias dhe rekomandimet e OSBE – ODHIR-it, të cilat janë kundër ndryshimit të rregullave të Kodit Zgjedhor 1 vit përpara zgjedhjeve, apo edhe më keq, 6 muaj para. Rama nuk mundet të fshihet pas sovranitetit të Shqipërisë për këto manovra që instalojnë autoritarizmin elektoral. Sovranitetin e Shqipërisë, Rama t’ia tregojë Greqisë e cila po tenton të zgjerohet në Detin Jon në kurriz të territorit detar shqiptar, dhe jo ndërkombëtarëve që po e kritikojnë kryeminstrin për praktikat e tij autoritare.

Ndryshimi i rregullave zgjedhore në favor të partisë në pushtet është pa asnjë mëdyshje përpjekje për të deformuar vullnetin qytetar në zgjedhjet e radhës. Jemi të vetëdijshëm se manipulimet zgjedhore në Shqipëri nuk krijohen vetëm përmes ndryshimeve arbitrare të Kodit Zgjedhor, por edhe përmes blerjes së votës, shantazhit dhe grupeve kriminale që bashkëpunojnë me këtë pushtet autoritar. Rrjedhimisht, po shkojmë drejt zgjedhjeve të 25 prillit pa marrë masa adekuate ndaj vjedhjes së votës dhe me një Kod Zgjedhor të përkeqësuar.

Zgjidhje të shpejtë nuk ka. Përtej reformës zgjedhore, nevojitet reforma e brendshme e partive politike shqiptare. Ndryshimi i vërtetë mund të vijë vetëm kur politika t’i kthehet diskutimit programor, organizimit përmes sakrificës dhe t’i largohet lidhjes së shkurtër me interesa oligarkike.

Në ndërkohë, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri u bën thirrje deputetëve të Kuvendit, që ta hedhin poshtë me votën e tyre tentativën e qeverisë Rama për instalimin e autoritarizmit elektoral", shkruan Vetëvendosje në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI