Flash

Rama për eurodeputetët që i dolën kundër: Janë të keqinformuar, do t'u përgjigjem me shkrim

Lapsi.al 29 October 2020
Rama për eurodeputetët që i dolën kundër: Janë

Kryeministri Edi Rama iu përgjig sot në parlament edhe letrave të mbërritura në adresë të tij nga 8 eurodeputetë, lidhur me votimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend. Kryeministri tha se eurodeputetët janë të keqinformuar dhe se do të marrin përgjigje me shkrim për letrën.

“Më shkruanin dje 8 eurodeputetë jemi të tronditur. Për cfarë? Do i përgjigjem me shkrim. Po për cfarë janë tronditur? Si mund të presim Venencian deri në dhjetor kur ligji ka kaluar dy javë më parë, pas një procesi që ka marr vite. Për cfarë janë të tronditur? Janë të keqinformuar qëllimisht duke shfrytëzuar marrëdhëniet ndërpartiake e pastaj thonë kryeminstër shpresojmë të vesh interesat e Shqipërisë para. Pa asnjë dyshim. Shqipëria kalon një reformë, falë këtij parlamenti dhe shkon në zgjedhje. Ligji ka kaluar, kushtetuta është ndryshuar. Venecia është i mirëseardhur kur të vi do e shohim dhe do hapim një diskutim n ga e para nëse do ketë nevojë. Po zgjedhjet e 25 prillit nuk presin më asnjë këshill politik.” u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI