Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Në SHBA nis edhe njëherë testimi i vaksinës kundër COVID-19

Lapsi.al 24 October 2020
Në SHBA nis edhe njëherë testimi i vaksinës kundër

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19.

Testimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte ndërprerë që nga fillimi i shtatorit, ndërsa studimi i vaksinës Johnson & Johnson u ndalua në fillim të javës së kaluar. Çdo kompani pati një nga vullnetarët e studimit të saj që shfaqi probleme serioze shëndetësore, zhvillim ky që kërkon një rishikim të të dhënave të sigurisë.

Të dy vaksinat e koronavirusit janë ndër disa vaksina kandidate në fazën përfundimtare të testimit, hapi i fundit ky para se të kërkohet miratimi i agjencive rregullatore.

Kompanitë farmaceutike thanë se morën miratimin të premten nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për të rifilluar testet në Shtetet e Bashkuara.

Ndalime të tilla të përkohshme të testimit të ilaçeve dhe vaksinave janë relativisht të zakonshme. Në hulumtimet që përfshijnë mijëra pjesëmarrës, disa ka të ngjarë të sëmuren. Ndërprerja e një studimi i lejon studiuesit të hetojnë nëse sëmundja është një efekt anësor apo një rastësi.

Testimi i vaksinës AstraZeneca, i zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, tashmë ka rifilluar në Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Japoni.

“Rinisja e provave klinike në të gjithë botën është një lajm i shkëlqyer pasi na lejon të vazhdojmë përpjekjet tona për të zhvilluar këtë vaksinë që do të ndihmojë në mposhtjen e kësaj pandemie të tmerrshme”, tha në një deklaratë Pascal Soriot, drejtor ekzekutiv i kompanisë AstraZeneca.

Studimi i kompanisë AstraZeneca përfshin 30,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara. Disave prej tyre u injektohet vërtet vaksina dhe të tjerëve jo.

Testimi u ndërpre pasi një pjesëmarrës britanik zhvilloi simptoma të rënda neurologjike në përputhje me një inflamacion të rrallë të palcës kurrizore të quajtur mielit transvers. Testimi i AstraZenecas ishte ndalur gjithashtu në fillim të verës.

Johnson & Johnson thanë se po përgatitet të rifillojë rekrutimin së shpejti të vullnetarëve për studimin e saj të vaksinave në Shtetet e Bashkuara. Në një deklaratë, kompania nuk zbuloi natyrën e sëmundjes së vullnetarit të saj, por tha se një vlerësim i plotë “nuk gjeti prova se shkaku ishte vaksina”.

Kompania shtoi se është duke zhvilluar bisedime me institucionet e tjera rregullatore nëpër botë, për të rifilluar testimin në vendet e tyre. VOA

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI