Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Studimi/ Pandemia ndikoi në shkurtimin e vendeve të punës në bankat e Frankfurtit

Lapsi.al 23 October 2020
Studimi/ Pandemia ndikoi në shkurtimin e vendeve të punës në

Bankat në Frankfurt, në metropolin financiar të Gjermanisë, po përballen me humbje të mëdha të vendeve të punës për shkak të pandemisë Corona, është konkluzioni i një studimi të fundit.

Ekonomia gjermane është goditur rëndë nga pandemia Corona, e si rrjedhojë as bankierët e investimeve në qendrën e financave, Frankfurtit, nuk do ta kapërcejnë dot të pacënuar këtë, në këtë konkluzion arrihet në një studim të botuar të mërkurën (21.11).

Qendra bankare e Gjermanisë do të humbasë mijëra vende pune prej humbjeve ekonomike si pasojë e krizës COVID-19, sipas analizës së bankës Helaba.

Banka me qendër në Frankfurt tha, se pret të shkurtohen 2.000 vende pune deri në fund të vitit 2022 ose të ketë një ulje rreth 3% në krahasim me periudhën para shpërthimit të pandemisë në fillim të këtij viti.

Deutsche Bank dhe Commerzbank, dy institucionet më të mëdha financiare private të Gjermanisë, kanë njoftuar tashmë mbi plane për të shkurtuar rreth 28.000 vende pune në të gjithë botën gjatë viteve të ardhshme për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga pandemia.

Frankfurti, qyteti i pestë për nga madhësia në Gjermani, ishte duke u përpjekur të joshte financierët nga Londra tani që Britania e Madhe po përgatitet të largohet deri në fund të këtij viti nga tregu i përbashkët i BE-së.

Ekspertët e industrisë donin të tërhiqnin rreth 10.000 bankierë, por parashikimet thonë se vetëm 3.500 vende të reja pune do të jenë krijuar midis 2019 dhe 2022.

Helaba tha, se çdo fluks i financuesve nuk do të mund të kompensojë humbjet e pritshme për shkak të pandemisë. Frankfurt mbi Main, një qytet me 700.000 banorë , synonte të tërhiqte njerëzit të orientuar në tregtinë ndërkufitare prej kufizimeve si dhe udhëtimeve pas Brexit./DW/

Të këshilluara

Daçiç zgjidhet kryetar i Parlamentit serb

Kryetari i ri i Parlamentit të Serbisë është zgjedhur Ivica Daçiç, i cili deri më tani ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm. Detyra e Ministrit të Punëve...

17:57

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI