Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Bild/ Gjermania përgatitet të nisë vaksinimin kundër COVID-19 përpara fundit të vitit

Lapsi.al 23 October 2020
Bild/ Gjermania përgatitet të nisë vaksinimin kundër

Gjermania po përgatitet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit përpara fundit të vitit, shkruan e përditshmja gjermane Bild.

Ministria e Shëndetësisë planifikon të krijojë 60 qendra të posaçme vaksinimi, për të siguruar që vaksinat mund të ruhen në temperaturën e duhur, dhe u ka kërkuar 16 landeve federale të vendit që t’i japin adresat për to deri më 10 nëntor, raporton Bild, pa cituar burimet e tij. Në një video-konferencë këtë javë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili edhe vetë është diagnostikuar me koronavirus të mërkurën, ka thënë se kompania BioNTech e Gjermanisë është afër miratimit të vaksinës së saj.

I pyetur se kur i pret vaksinat e para, Spahn ka thënë: “Kjo mund të ndodhë para fundit të vitit”, citon Bild pjesëmarrësit në video-konferencë. BioNTech po zhvillon vaksinën në partneritet me kompaninë amerikane Pfizer Inc. Muajin e kaluar, Gjermania ka ndarë 745 milionë dollarë financim për firmat bioteknologjike, BioNTech dhe CureVac, për të shpejtuar punën në vaksinat kundër koronavirusit dhe për të zgjeruar kapacitetin e prodhimit gjerman.

Ç’u bë me vaksinën?

Koronavirusi në të gjithë botën ka infektuar mbi 41.6 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 1.1 milion kanë vdekur dhe mbi 28.3 milionë janë shëruar.

Gjermania ka konfirmuar mbi 404,000 raste pozitive dhe më pak se 10,000 viktima.

Të këshilluara

Daçiç zgjidhet kryetar i Parlamentit serb

Kryetari i ri i Parlamentit të Serbisë është zgjedhur Ivica Daçiç, i cili deri më tani ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm. Detyra e Ministrit të Punëve...

17:57

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI