Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Thirrja e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve: Pluhuri i verdhë nga Kina mund ta sjellë koronavirusin

Lapsi.al 23 October 2020
Thirrja e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve: Pluhuri i verdhë

“Pluhuri i verdhë” nga Kina mund ta sjellë koronavirusin”. Kështu deklaruan autoritetet në Koreja e Veriut, të cilat iu kërkuan qytetarëve që të qëndrojnë brenda për shkak të rrezikut nga pandemia.

Rrugët e kryeqytetit Phenjan raportohet se janë të zbrazëta pas paralajmërimit.

Koreja e Veriut thotë se nuk ka asnjë rast me koronavirus, por që nga janari i ka mbyllur rreptësishtë kufijtë dhe ka kufizuar lëvizjen.

Deri më tani nuk ka asnjë lidhje të njohur midis “pluhurit të verdhë” dhe koronavirusit. “Pluhuri i verdhë” i referohet rërës nga shkretëtirat mongole dhe kineze, që fryn në Korenë e Veriut dhe Jugut, në periudha të caktuara të vitit.

Rëra është e përzier me pluhur toksik, gjë që prej vitesh ka ngritur shqetësime për shëndetin në të dyja vendet. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, koronavirusi mund të mbetet në ajër për disa orë. Megjithatë, sipas tyre, është jashtëzakonisht e rrallë që dikush të infektohet në këtë mënyrë – veçanërisht jashtë. Mënyra kryesore e infektimit është kur një njeri qëndron afër dikujt që është i infektuar dhe ky i fundit kollitet, teshtin ose flet, duke e përhapur virusin me pikat e pështymës.

Të këshilluara

Daçiç zgjidhet kryetar i Parlamentit serb

Kryetari i ri i Parlamentit të Serbisë është zgjedhur Ivica Daçiç, i cili deri më tani ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm. Detyra e Ministrit të Punëve...

17:57

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI