Flash

Kosovë/ Del përpara gjykatës i dyshuari për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Lapsi.al 22 October 2020
Kosovë/ Del përpara gjykatës i dyshuari për vjedhjen e 2

Zyrtari i Ministrisë së Financave Labinot Gruda, i cili dyshohet për zhdukjen e e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ka dalë sot para gjykatës ku pritet që të vendoset masa e sigurisë. Vendimi për të dyshuarin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pritet të bëhet i ditur brenda ditës. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Veton Rrecaj, avokat mbrojtëse i të dyshuarit, tha se ende nuk është vendosur masa, por që presin vendim të drejtë nga trupi gjykues. Ai shprehu besimin e tij për pafajësinë e klientit që mbron.

“Vendimi pritet pas orës 13:00, ne shpresojmë në një vendim të drejtë nga gjykata dhe kemi besim të plotë në pafajësinë të të mbrojturit tonë“, tha ai. Rrecaj tha se Prokuroria nuk ka paraqitur prova konkrete për të mbështetur pretendimet e saj karshi klientit të tij. Dyshimet e para janë se zyrtari Gruda ka kryer vjedhjen përmes sistemit elektronik për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin.

Të këshilluara

Tiranë/ Digjet plotësisht një shtëpi

Një banesë në Tiranë është djegur plotësisht gjatë natës. Shtëpia, që ndodhej në zonën e Shkozës, ishte në pronësi të shtetasit V.M.  Fatmirësisht raportohen ve...

12:19

Kërkohej për drogë, arrestohet 30-vjeçari

Gjashtë persona të arrestuar në pak orë nga Policia e Tiranës, për vepra të ndryshme penale. Mes tyre, shtetasi me inicialet R. C., 47 vjeç, pasi në rrugën “...

11:41

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI