Flash

Gazeta greke: Shqipëria e "hëngri karrotën", Greqia i bëri presion Tiranës për ta dërguar çështjen në Hagë

Lapsi.al 22 October 2020
Gazeta greke: Shqipëria e "hëngri karrotën", Greqia i

Gazeta greke “Protothema”  ka shkruar për takimin e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama , me ministrin e jashtëm të Greqise, Dendias. Sipas gazetës greke, ndaj Shqipërisë u përdor procesi i integrimit në BE, për të shkuar në vendimin e dërgimit të çështjes së prapambetur të detit në rajonin e Korfuzit.

"Tirana dhe Athina kanë rënë dakord që të hartojnë një deklaratë të përbashkët për ta referuar çështjen e demarkacionit detar mes dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare, pak ditë para se të mbushen dy vite nga vrasja e Kostantino Kacifas nga forcat speciale të policisë shqiptare.

Katër muaj para marrëveshjes me Italinë dhe rreth 60 ditë pas përcaktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Egjiptin, Greqia po bën një hap tjetër drejt zgjidhjes së çështjes së prapambetur të të detit në rajonin e Korfuzit.

Kësaj radhe mjafton që pala shqiptare të mos tërhiqet nga marrëveshje. Stimuli, ose “karrota” e përdorur nga Athina është procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, e cila pritet nga Tirana si një “dhuratë nga parajsa për të të hapur qesen e fondeve të unionit edhe për shkak të situatës së komplikuar politike në vendin fqinj, i cili shkon në zgjedhje më datë 25 prill të vitit të ardhshëm.

Diplomacia greke arriti një marrëveshje me qeverinë Rama për hartimin e e një deklarate të përbashkët që synon dërgimin çështjen e demarkacionit në Hagë.

Kjo çështje ka qenë “kanceroze” për 20 vite pasi shqiptarët u tërhoqën sepse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen me kërkesë të opozitës së atëhershme të kryesuar nga Edi Rama.

Disa vite më vonë, ai është i njëjti person që arrin në një marrëveshje me Athinën për referimin e caktimit të kufijve në pritje të zonave detare në kufirin veri-perëndimor të Greqisë", shkruan "Protothema".

Të këshilluara

Kosovë/ Gjendet i vetëvrarë një burgosur

Në burgun e Dubravës është vetëvrarë një i burgosur. Lajmi bëhet me dije nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, teksa është theksuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rr...

10:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Me sytë katër

PAPARAZZI