Flash

Basha: 120 milionë euro për koncensione në buxhetin e ri, asnjë ndihmë financiare për qytetarët

Lapsi.al 22 October 2020
Basha: 120 milionë euro për koncensione në buxhetin e ri,

Lideri i opozitës Lulzim Basha, është shprehur sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarët se një kryeministër sadopak normal do të reflektonte të paktën në projekt-buxhetin e ri. Ai shtoi se SPAK është duke heshtur përballë asaj që po ndodh me inceneratorët.

“Buxheti i ri, 120 milionë euro për koncesione, asnjë lek për të ndihmuar njerëzit dhe 20 milion € për inceneratorët. Ndërsa shqiptarët debatojnë me të për aferën e inceneratorëve, ai paguan 300 mijë euro incenerayorit të Elbasanit. Në Shqipëri mbizotëron heshtja e SPAK dhe afera e inceneratorëve. SPAK, gojëkyçur pa asnjë veprim në hetim të aferës së inceneratorëve. Z. Kraja, jeni të mbrojtur ndërkombëtarisht për të dënuar politikanët, jo për t'i mbrojtur”, shkruan Basha.

Basha gjithashtu shton se fakti më tronditës ka qenë konçesionari i inceneratorit të Fierit, që u përzgjodh pa vlerësuar ofertën financiare.

"Në prokurimet e Edi Ramës, kanë fituar ato me çmimin më të lartë, jo ato me çmimin më të ulët. Fakt tronditës, konçesionari i inceneratorit të Fierit u përzgjodh pa vlerësuar ofertën financiare. Mungesa e ofertës financiare si kriter vlerësimi, inceneratori i Fierit një skema mafioze e zhvatjes së parave të taksave. Inceneratori i Fierit, Klodian Zoto mund të kërkojë sa të dojë nga shteti; konçesioni nuk ka një vlerë tavan. Janë harxhuar 23.8 milione euro për një kontratë që nuk ka të përcaktuar çmimin. A ka prokuror që nuk e kupton vjedhjen që po bëhet me inceneratorët? Pyes SPAK: Kur do të dilni përpara shqiptarëve të informoni se çfarë po bëni me dosjet e inceneratorëve?", tha Basha

Të këshilluara

Tiranë/ Digjet plotësisht një shtëpi

Një banesë në Tiranë është djegur plotësisht gjatë natës. Shtëpia, që ndodhej në zonën e Shkozës, ishte në pronësi të shtetasit V.M.  Fatmirësisht raportohen ve...

12:19

Kërkohej për drogë, arrestohet 30-vjeçari

Gjashtë persona të arrestuar në pak orë nga Policia e Tiranës, për vepra të ndryshme penale. Mes tyre, shtetasi me inicialet R. C., 47 vjeç, pasi në rrugën “...

11:41

Kosovë/ Gjendet i vetëvrarë një burgosur

Në burgun e Dubravës është vetëvrarë një i burgosur. Lajmi bëhet me dije nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, teksa është theksuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rr...

10:37

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI