Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar nisjen urgjentisht të fazave paraprake për ta çuar çështjen e detit në Hagë për të rënë dakord me Greqinë për një marrëveshje të pranuar. Megjithatë nga ana tjetër ai ka theksuar se ky nuk është momenti i duhur për fazën paraprake, pasi qeveria aktuale s’ka legjitimitet dhe madje nuk është as e përgatitur. Ai shton se nëse i lihet në dorë Ramës kjo fazë atëhere përbën rrezik të interesave kombëtare.
Lideri demokrat ka thënë që qëndrimi i PD prej 10 vitesh nuk ndryshon dhe kjo çështje duhet trajtuar nga organet e drejtësisë ndërkombëtare.
“Prej 10 vitesh pas vendimit të GJK, pikëpamja ime ka qenë që duhet trajtuar nga organet e drejtësisë ndërkombëtare. urgjentisht duhet faza paraprake se duhet punë shumë e madhe. Ky nuk është moment i përshtatshëm. Kjo qeveri s’ka as legjitimitet, madje as përgatitje, madje referuar dhe deklarimeve të kryeministrit kjo përbën rrezik për interesat kombëtare nëse i lihet në dorë. Faza paraprake është punë shumë voluminoze”, tha Basha.