Flash

Protestë kundër Dendias/ Boiken Abazi: Kryeministri Rama po bëhet gati të kryejë tradhti kombëtare me çështjen e detit dhe Greqinë

Lapsi.al 21 October 2020
Protestë kundër Dendias/ Boiken Abazi: Kryeministri Rama po bëhet

“Protesta kundër vizitës së ministrit të jashtëm grek ishte e domosdoshme për të tërhequr vëmendjen ndaj veprimeve qeveritare që mund të përfundojnë në tradhti kombëtare”, ka thënë Boiken Abazi, drejtori i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Për Euronews Albania, Abazi ka shpjeguar se, pala greke po negocion me kryeministrin shqiptar Edi Rama në mënyrë të fshehtë pasi pretendime të tilla nuk i bën dot zyrtarisht, sepse do të hidheshin lehtësisht poshtë nga e drejta ndërkombëtare e detit dhe Shqipëria. Sipas tij, pala greke në bashkëpunim me kryeministrin shqiptar Edi Rama do ti shpallë zyrtarisht pretendimin e saj, në të njëjtën kohë me shpalljen e pranimit të këtij dokumenti nga pala shqiptare dhe më pas kjo të çohet në gjykatën ndërkombëtare.

“Greqia ka 11 vjet që nuk e shpall vendimin me shkrim, por e bën vetëm me gojë. Kjo është loja e pisët e Greqisë dhe kryeministri Rama ka lëshuar pe. Arrestimet e djeshme nuk kanë ndodhur kot, ai po tregon se është i gatshëm të shkojë shumë larg për të kënaqur Greqinë. Ne kemi një kryeministër që po bëhet gati të bëjë tradhti kombëtare,” deklaroi Abazi.

Abazi komentoi edhe shoqërimin e tij në polici, duke thënë se jemi përballë një shteti policor që po shfrytëzon gjendjen e rëndë ekonomike dhe pandeminë. Ai bëri thirrje për protesta masive ndaj mënyrës si qeveria shqiptare po e trajton çështjen detare me Greqinë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI