Flash

Policia bën thirrje për kujdes pas reshjeve të dendura të shiut

Lapsi.al 26 September 2020
Policia bën thirrje për kujdes pas reshjeve të dendura të

Policia rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore dhe i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Më poshtë disa nga këshillat për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët:

Drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, ata të bicikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast reshjesh të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, që të mos rrezikojnë jetën e tyre.

Gjithashtu një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi për shkak të shiut dhe të errësisrës, rreziku është i madh për t’u përfshirë në aksident rrugor.

 

Të këshilluara

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan

Një aksident ka ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë, rreth orës 3. Një automjet tip “ford fokus”, ka humbur kontrollin duke u përplasur ndërsa makina është kt...

15:35

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI