Flash

27 milionë maska kundër COVID-19 janë konfiskuar në Europë

Lapsi.al 25 September 2020
27 milionë maska kundër COVID-19 janë konfiskuar në

Miliona artikuj të falsifikuar, përfshirë 27 milionë maska të fytyrës, janë konfiskuar në Evropë.

Operacioni 8-mujor, i koduar “Aphrodite”, është udhëhequr nga autoritetet italiane dhe irlandeze, me mbështetjen e agjencisë evropiane për zbatimin e ligjit – EUROPOL.

Në një njoftim për media të EUROPOL-it thuhet se “nga dhjetori 2019 deri në korrik 2020, autoritetet e zbatimit të ligjit kanë gjurmuar shitjet në internet të artikujve të falsifikuar” dhe “kanë arritur kulmin me bastisjet në depo, dyqane dhe tregje të Belgjikës, Qipros, Greqisë, Irlandës, Italisë, Portugalisë, Rumanisë dhe Spanjës”.

Gjatë operacionit janë konfiskuar edhe mbi 700,000 euro, ndërsa 123 llogari të mediave sociale dhe 36 ueb-faqe janë mbyllur.

Sipas EUROPOL-it, dhjetë njerëz janë arrestuar në Greqi, ndërsa 37 të dyshuar të tjerë janë raportuar tek autoritetet në Greqi, Itali dhe Portugali.

“Pandemia COVID-19 ka bërë që autoritetet të ndryshojnë planin fillestar të operacionit, për t’u përqendruar në çështje që lidhen me pandeminë. Si rezultat, janë konfiskuar edhe pajisje të falsifikuara mjekësore, përfshirë 27 milionë maska për fytyrë”, njoftoi EUROPOL-i.

Maskat për fytyrë rekomandohen nga ekspertët shëndetësorë për mbrojtje nga koronavirusi që e shkakton sëmundjen COVID-19./rel

Të këshilluara

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan

Një aksident ka ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë, rreth orës 3. Një automjet tip “ford fokus”, ka humbur kontrollin duke u përplasur ndërsa makina është kt...

15:35

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI