Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Martinez zbulon qëllimin e De Bruyne: “Nëse konfirmohet skualifikimi i City, do të shohë alternativat”

Lapsi.al 6 June 2020
Martinez zbulon qëllimin e De Bruyne: “Nëse konfirmohet

Çfarë do të ndodhë me Manchester City është një pikëpytje që nuk shqetëson vetëm trajnerin, por edhe lojtarët e Citizens. Skuadra e Guardiola me shumë mundësi do ta mbyllë Premier League në vendin e dytë e do të ketë mundësinë të luajë për trofeun e Champions League. Që mund të jetë edhe e fundit, nëse skualifikimi prej dy sezonesh vendosur nga UEFA konfirmohet në CAS. Një situatë që mund të sjellë shumë lamtumira. Atë të Guardiola, por edhe të De Bruyne. Tekniku i Belgjikës Martinez ka shpjeguar për mikrofonët e beIN SPORTS se vendimi mund të ketë efekte të pakthyeshme mbi të ardhmen e mesfushorit….

“Kevin është një fitues e besoj se për të marrë cilindo vendim do të ketë parasysh të gjithë faktorët e mundshëm. Nëse do të ketë ose jo skualifikim në Champions League, nëse trajneri me të cilin ka një raport të shkëlqyer do të qendrojë tek City… Si mund ta imagjinoni, ky është momenti më i mirë në karrierën e një lojtari si De Bruyne e ai ësht i lidhur me Manchester City. Por pastaj mendimi shkon tek 4 apo 5 vitet e ardhshme, 'cfarë do të ndodhë?’. Askush nuk mund ti japë këshilla, e vetmja gjë që ka rëndësi është si ndihet ai”. Kështu, asnjë siguri. Sidomos kur nuk dihet cfarë do të ndodhë në CAS…

Kështu, sytë nga Lozana për të kuptuar të ardhmen. “Natyrisht, nëse Manchester City do të skualifikohet, do të jetë një faktor i rëndësishëm për zgjedhjen e tij. Por skualifikimi do të ketë një peshë shumë të rëndësishme mbi atë që do të ndodhë në klub. E sigurisht edhe mbi Guardiolën e me gjithë projektet për të ardhmen”. Kështu, kush shpreson të shohë City jashtë kupave, tani ka edhe një motiv më shumë për ta bërë…

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI