Flash

Bilanc tragjik në Itali, 3 405 viktima nga koronavirusi, mbi 41 mijë të infektuar

Lapsi.al 19 March 2020
Bilanc tragjik në Itali, 3 405 viktima nga koronavirusi, mbi 41 mijë

Italia vazhdon të jetë e gjunjëzuar nga pandemia COVID-19 që prej disa javësh. Sot janë regjistruar 41 035 persona të infektuar dhe 3405 viktima. Brenda 24 orëve të fundit 427 persona kanë humbur jetën. Po ashtu, janë regjistruar 5322 pacientë më shumë të infektuar me Covid-19.

Numri i personave në terapi intensive ka arritur në 2498. Po kurohen në struktura spitalore 15757 e në kushte shtëpie 14 935. Numri i personave të shëruar është 4440 e 415 pacientë më shumë të shëruar në krahasim me një ditë më parë.

Rajoni i Lombardisë shënon sot 19 884 persona të infektuar e 2168 viktima. Rajoni i Bazilikatës vazhdon të mbetet me numrin më të ulët të personave të infektuar vetëm me 37 pacientë e asnjë viktimë.

Rajoni i Lacios ka shënuar 38 viktima e 823 pacientë të infektuar me koronavirus. Deri më sot në Itali janë kryer 182 777 tamponë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.81

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI