Flash

DW: Pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t'u kthyer?

23:16 Iva Manojlovic

Messi, plasin polemikat në rrjetet sociale pas kartonit të kuq të munguar: “Turp, e falën”

Teoricienët e konspiracionit në rrjetet sociale shpërthejnë: “Messi u fal!”, “Messi duhej të përjashtohej!”

Lapsi.al 17 June 2026

Polemika, gjithmonë polemika. Teoricienët e konspiracionit në rrjetet sociale shpërthejnë: “Messi u fal!”, “Messi duhej të përjashtohej!”, “Messi nuk duhej ta përfundonte ndeshjen!”. Dhe kështu me radhë, të shoqëruara me foto të ndaluara si prova të “vendimeve” të prerë. “Gjykata e rrjeteve sociale” hyn menjëherë në veprim: Argjentinë-Algjeri përfundon, fenomeni argjentinas ka realizuar një tripletë të jashtëzakonshme, ka shkruar një tjetër faqe historie në futboll, ka barazuar 16 golat e Miro Klose në Botëror, por…

Ja çfarë ndodhi - Episodi që po bën bujë ndodhi pak pas gjysmë ore lojë në Argjentinë-Algjeri, kur Messi kishte realizuar tashmë golin e tij të parë. Në minutën e 31-të, ylli argjentinas ushtron presion dhe në vrull godet nga pas mbrojtësin algjerian Aissa Mandi. Një ndërhyrje e fortë, por sigurisht jo e keqe apo e qëllimshme (mos u mashtroni nga fotografia e ngrirë), me këmbën që godet pulpën e kundërshtarit. Aissa Mandi ngrihet dhe vazhdon ndeshjen, ndërsa për Messin nuk pati asnjë ndëshkim: mund të ishte karton i verdhë? Po. Por të pretendosh më shumë apo të bërtasësh për komplot, jo, kjo jo!

Ndryshe nga arbitri në fushë dhe VAR-i, “gjykata” e pasndeshjes në rrjetet sociale e dha menjëherë vendimin e saj: “Turp”, “Deshën ta falnin”, “Do të kishte qenë një ndeshje krejt ndryshe”. Dhe ndryshe ishte në fakt, me edhe dy gola të tjerë dhe dy mrekulli të tjera të Lionel Messi. Për fat të mirë, shtojmë ne.

Pse Messi nuk u përjashtua, çfarë thotë rregullorja

Ndërhyrja nuk u ndëshkua me asnjë masë disiplinore nga arbitri Szymon Marciniak (shpesh i përfshirë në polemika për gabime në të kaluarën) dhe as VAR-i nuk ndërhyri. Messi nuk mori as karton të verdhë, pavarësisht ashpërsisë dhe rrezikshmërisë së ndërhyrjes. Në raste të tilla, qëllimi apo mungesa e qëllimit nuk ka ndikim, pasi sipas rregullores, goditja e Messi-t mund të futej në kategorinë e “forcës së tepruar”, e cila dënohet me masën maksimale, kartonin e kuq. Arbitri polak nuk pa as pakujdesi, duke mos nxjerrë as karton të verdhë. Protestat në rrjetet sociale ishin të shumta, ku shumëkush foli për një lloj “nënshtrimi” ndaj një ylli si Messi.

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI