Flash

DW: Pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t'u kthyer?

23:16 Iva Manojlovic

Ibrahimovic thumbon Haaland pas dygolëshit në Botëror: “Një 'vrasës' në zonë, por unë isha më i kompletuar”

Ibrahimovic, në rolin e opinionistit të Fox Sports gjatë Botërorit, komentoi paraqitjen e sulmuesit të Manchester City pa u entuziazmuar shumë.

Lapsi.al 17 June 2026

Botërori i Norvegjisë nisi në mënyrën më të mirë me fitoren 4-1 ndaj Irakut në ndeshjen e parë. Erling Haaland, njeriu më i pritur, u dallua me një dygolësh që entuziazmoi tifozët dhe specialistët, por jo Zlatan Ibrahimovic. Larg Milanit dhe çështjeve që lidhen me kuqezinjtë, Ibra, në rolin e opinionistit të Fox Sports gjatë Botërorit, komentoi paraqitjen e sulmuesit të Manchester City pa u entuziazmuar shumë. Përballë atyre që e konsideronin performancën e Haaland si pikënisjen për t’u bërë sulmuesi më i mirë në botë, drejtuesi i Milanit vendosi të frenojë.

Alexi Lalas, një tjetër opinionist i Fox, sugjeroi se nëse Haaland do të zhvillonte një Botëror të madh, ai mund të vendosej mbi Ibrahimovic si një nga sulmuesit më të mirë të historisë. Ibra nuk ishte aspak dakord. “Nuk jam i sigurt, Haaland duhet të bëjë shumë më tepër për të arritur nivelin e një fenomeni të natyrës”, tha Ibrahimovic me një batutë.

Argumentimi i Ibrahimovic mbi Haaland

Suedezi nuk e minimizoi plotësisht lojën e Haaland, por nuk e konsideron atë një futbollist tërësisht të kompletuar: “Ai shënon gola. Është një vrasës në zonë. Por unë e shihja veten më të kompletuar, më pëlqente të luaja me topin”. 

Ibrahimovic analizoi Haaland duke shkuar disi kundër rrymës krahasuar me pjesën tjetër të botës pas paraqitjes së shkëlqyer të sulmuesit të City: “Është një vrasës në zonë, por kjo i mjafton, është inteligjent – shpjegoi ai –. Bën atë që duhet të bëjë, por nuk bën më shumë sesa është në gjendje të bëjë. Nuk harxhon energji kot. Kam parë një intervistë ku thoshte se ëndrra e tij ishte të prekte dy herë topin dhe të shënonte dy gola. Unë do të thosha të kundërtën: ëndrra ime është të prek dy herë topin dhe të shënoj tre gola”.

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI