Flash

Konfirmohet shqiptari i parë me koronavirus në Itali, 43 vjeç nga Kuçova

Lapsi.al 8 March 2020
Konfirmohet shqiptari i parë me koronavirus në Itali, 43 vjeç

Është konfirmuar rasti i parë i një shqiptari të prekur nga koronavirusi. Pavarësisht se nuk dihet emri i tij, oranews raporton se ai është një 43-vjeçar dhe me origjinë nga Kuçova. Shqiptari është banues në Codogna të Italisë dhe ka qëndruar në spital.

Të afërmit e tij kanë deklaruar se 43-vjeçari e ka kaluar sëmundjen, por do të vijojë të qëndrojë në spital dhe për pak kohë. Të afërmit nuk japin më shumë informacion për shkak të ruajtjes së privatësisë, por shtojnë se ai tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se në Itali deri më tani janë prekur rreth 6 mijë persona ndërsa numri i vdekjeve i ka kaluar tashmë 230 njerëz. Këtë të diel qeveria italiane ka vendosur vijën e kuqe për thuajse të gjithë veriun e Italisë, duke bllokuar kësisoj rreth 16 milionë njerëz në karantinë.

Të këshilluara

Moti i keq, Shkumbini del nga shtrati

Zëvendëskryeministri Erion Braçe u bëri thirrje banorëve të disa fshatrave në Lushnje të largohen nga banesat, pasi lumi Shkumbin po del nga shtrati. Sipas Braç...

19:07

Krujë, gjendet e mbytur një 29-vjeçar

Një 29-vjeçar është gjetur i mbytur në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, të qytetit të Krujës. Sikurse njofton policia, i riu me iniciale G.L vuante...

15:57

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI