Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Basha: Nuk jemi tërhequr nga kërkesa për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme

Lapsi.al 31 January 2020
Basha: Nuk jemi tërhequr nga kërkesa për qeveri tranzitore dhe

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore me Edi Ramën do të prodhojë edhe zgjedhjet e parakohshme. Konfirmimi vjen nga kryetari i PD Lulzim Basha në një intervistë për Abc News.

Intervista e plote

Pyetje: Zoti Basha përshëndetje dhe faleminderit për kohën. Unë ju kapa teksa ju sapo përfunduat një takim me disa ambasadorë, pjesë e trupit diplomatik në Tiranë. A mund ta dimë se çfarë kishte ky mëngjes pune, sepse dukej nga ora e hershme që ishte një mëngjes pune.

 

Lulzim Basha: Ishte pjesë e dialogut që Partia Demokratike ka me të gjithë faktorët ndërkombëtarë dhe me të gjithë përfaqësuesit e tyre në Tirane, çka bëhet edhe më e rëndësishme në këto kohë zhvillimesh intensive, politike në veçanti mbi Reformën Zgjedhore dhe përpjekjet e Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës së bashkuar për t’i dhënë zgjidhje kësaj krize të rëndë politike përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

Pyetje: E kuptoj që ju nuk doni të flisni për përmbajtjen e takimeve dhe do ta respektojmë këtë gjë. Dua të di cila është ndjeshmëria e ambassadorëve, sepse dua të kujtoj se djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve ju ka penalizuar në marrëdhënien me ta. Kemi dëgjuar deklarata të forta nga ana e tyre, edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dua të kujtoj një deklaratë të fortë të zotit Palmer nominale për ju, por, pasi ju u ulët me 25 nëntor në tryezën e thirrur nga opozita, pati një qëndrim shumë ndryshe dhe të Ambasadës Amerikane. Më lëjoni ta citoj: “Përpjekjet e zotit Basha demostrojnë përpjekjet e tij për një çështje thelbësoreë për forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë. Po shkrihet akulli? Si është marrëdhënia juaj tashmë me ambasadorët? Sepse duhet ta pranoj, ndryshe nga presidenti Meta, ju keni qene shumë diplomatik në qasjen, komentet publike me ta. Çfarë rezervash keni pasur?

 

Lulzim Baasha: Partia Demokratike dhe unë kemi bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar për interesat e shqiptarëve. Në qeveri me ta kemi arritur të fusim Shqipërinë në NATO, të heqim vizat për shqiptarët dhe ta cojmë përpara procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për fat të keq të gjitha këto procese janë ndaluar, dëmtuar apo stopuar dhe Shqipëria nuk është penalizuar për shkak të qendrimeve dhe veprimeve të opozitës dhe Partisë Demokratike. Veprimet tona kanë qenë pasojat e aleancës së pushtetit aktual me krimin dhe oligarkinë dhe asgjesimit të mjeteve politike. Kundërshtari politik, sigurisht, respektohet dhe mundet në një betejë politike dhe për këtë, në çdo demokraci normale, ka vizion, ka program, ka ofertë për votuesit, ka rregulla loje të barabarta dhe janë votuesit ata që vendosin. Shqipërinë e ka penalizuar shkatërrimi i këtyre rregullave politike. Për më shumë se 7 vjet Partia Demokratike është ndeshur me një veprimtari jopolitike, antipolitike të Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës dhe ka qenë pikërisht kjo ajo që ka penalizuar Shqipërinë. Ka qenë shitblerja massive e votave në 2017-ën, ka qenë eksperimenti që bëri në Dibër, ku tregoi se sa afër është kupola socioliste me krimin e organizuar, ka qenë procesi i kriminalizimit të Parlamentit, i bashkive, i cili vazhdoi pas procesit të njëanshëm dhe antikushtetues të 30 qershorit. Dhe pse pa kundërshtarë, Partia Socialiste duket se ka garuar një numër të madh personash me precedent penalë. Pra ajo që ka penalizuar Shqipërinë mendoj se përshkruhet fare qartë në dokumentat europiane, veçanërisht në dokumentat e Bundestagut, që përbën edhe udhërrëfyesin e daljes së Shqipërisë nga kriza. Ne jemi te qartë dhe të vendosur për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë, e cila mund të kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe  për t’u  kthyer njerëzve atë që u është marrë me të padrejtë, të drejtën sovrane që të jenë ata që do të zgjedhin qeverisjen e vendit.

 

Pyetje: Sa shpesh i takoni ju ambasadorët që janë në Tiranë?

 

Lulzim Basha: Sa herë që është e nevojshme.

 

Pyetje: Ju bëtë një falenderim për zotin Dankan, ambasadorin e Britanisë së Madhe, pasi u ulët në tryezë. Pse ambasadori britanik pati këtë ndjesi që të ulte palët në tryezë, por edhe arriti që të ishte bindës? Kishte ndonjë afeksion Partia Demokratike me ambasadorin britanik, është diçka që nuk e dimë në fakt.

 

Lulzim Basha: Padyshim që unë kam respekt të madh për përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Tiranë dhe në këtë kontekst absokutisht që ambasadori Dankan është një njeri me kontribute gjatë gjithë viteve të shërbimit në Tiranë. Në fakt, është i vetmi ambassador, i cili ka edhe kujtesën fizike të procesit të Dibrës në shtator të 2016-ës, por mendoj se ishte një rol i kordinuar mirë me Bashkimin Europian. Ndoshta sot është edhe dita e fundit e saj në Bashkimin Europian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera për të mundësuar dicka që ne e kemi kërkuar prej 4 muajsh, që procesi i Reformës Elektorale nuk bëhet më një parlament që ka humbur legjitimitetin, që nuk pqrfaqëson interest e të gjithë shqiptarëve nuk mund të bëhet pa opozitën, por duhet të bëhet më opozitën, me konsensus dhe transparencë dhe llogaridhënie para qytetarëve. Procesi që u garantua ishte pikërisht procesi që ne kishim kërkuar prej shtatorit. Lajmi i vetëm i keq ishte që u vonua për 4 muaj dhe lajmi i mirë është që falë presionit ndërkombëtar, pala tjetër ka pranuar atë që ne e kemi kërkuar që prej Rezolutës së Bundestagut më 25 shtator: Reformën Zgjedhore që hap rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Pyetje: Ishte një surprizë në fakt, besoj ia lejoni edhe publikut që është ndjerë i surprizuar, kur papritur pamë një format politik, 4 palët u ulën në tryezë. Çfarë ka ndyshuar në këtë vit? Kemi pasur një vit krize politike institucionale. Ka ndryshuar Edi Rama apo ka ndryshuar Lulzim Basha?

 

Lulzim Basha: E gjithë beteja jonë politike, që nga djegia e mandateve kishte për qëllim ndërgjegjësimin e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve për krizën e thellë të vendit. Fakti që asgjë nuk funksiononte, Kushtetuta shkelej, parlamenti ishte kthyer në një fasadë dhe opozita nuk mund të ishte fasadë e një fasade e deri tek mospjesëmarrja në procesin antikushtetues të 30 qershorit, e cila tregoi se edhe pa kundërshtarë, kjo qeveri dhe ky kryeministër prapë se prapë fusin duart, manipulojnë proceset zgjedhore, emërojnë persona më precedentë penalë, ne ia arritëm të grisnim fasadën e propagandës dhe t’u tregonim qartë të gjithë shqiptarëve dhe  faktorëve  ndërkombëtarë se në Shqipëri ka një krizë  të rëndë politike dhe kjo krizë e rëndë politike është shqetësimi kryesor dhe i Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zgjidhja e kësaj krize kalon përmes disa hapash, të cilat janë të përmbledhuara në Rezolutën e Bundestagut. Pra, mendoj se kemi të bëjmë me një habi artificiale. Se çfarë prisnit, që t’ia linim mazhorancës ta bënte reformën?!

 

Pyetje:  Pyetja ishte a ndryshoi Rama apo ndryshuat ju në përgjithësi?

 

Lulzim Basha: Absolutisht që ne kemi arritur objektivat politike. Çfarë prisnim ne? Pasi komuniteti ndërkombëtar del dhe thotë se Shqipëria është në një krizë politike, kjo krizë zgjidhet duke bërë Reformën Zgjedhore dhe duke e zbatuar atë, që do të thotë zgjedhje, duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

 

Pyetje: Komuniteti ndërkombëtar i pranoi zgjedhjet me një palë apo jo?

 

Lulzim Basha: Absolutisht që nuk është e vërtetë.

 

Pyetje: Ju tha “shkoni në zgjedhje”!

 

Lulzim Basha: Absolutisht nuk ka pranuar, sepse nuk është komuniteti ndërkombëtar që pranon apo nuk pranon. Ne këtë hap kaq të rëndësishëm, për të cilin kemi luftuar për t’i dhënë të drejtën shqiptarëve që të votojnë, të pakërcënuar dhe që vota e tyre të mos shitet dhe të blihet dhe pastaj të sjellië këto konsekuenca dhe këtë krizë politike që pastaj sjell krizën ekonomike dhe pastaj shkatërron shpresën, çon në shpopullimin e Shqipërisë, me kë do ta bëjmë ne këtë Reformë Zgjedhore? Do ta lëmë Edi Ramën që ta bëjë me oligarkët dhe kriminelët? Apo me një parlament fallco? Padiskutim që ne jemi garancia që ky proces të bëhet ashtu si duhet.

 

Pyetje: Po thoni që ju doni të bëni Reformën Zgjedhore në mënyrë që Rama të mos e bëjë me oligarkët?

 

Lulzim Basha: Nuk është çështje e dëshirës sime. Është një domosdoshmëri që vendi të bëjë këto hapa edhe për porcesin e integrimit europian, për të cilin ne kemi qënë të përkushtuar që nga fillimi.

 

Pyetje: Po ju e kishit këtë mundësi që para një viti. Edi Rama nuk i ka pasur asnjëherë 84 votat për të miratuar Reformën Zgjedhore, ju mund ta kushtëzonit. Pas një viti jeni përsëri tek e njëjta gjë.

 

Lulzim Basha: Jo, nuk jemi tek e njëjta gjë për një arsye fare të thjeshtë…

 

Pyetje: Tani Rama ka zëvendësuesit tuaj në Kuvend.

 

Lulzim Basha: Tani Rama ka kushte të qarta nga Bundestagu që, praktikisht janë sharra që po pret pemën e paligjshmërisë, krimit dhe oligarkisë mbi të cilën qëndron pushteti i Edi Ramës.

 

Pyetje: Ju vetë nuk keni ndryshuar, nga çfarë më thatë, denoncimet që keni bërë, mendoni se Rama është prapë ai që është dhe më thatë që garancia juaj është të bëhet një reformë që të zbatohet siç duhet. Keni ju garanci që kjo reformë do të prodhojë një palë zgjedhje, të cilat nuk do të kontestohen më pas nga pala që nuk do t’i pëlqejë?

 

Lulim Basha: Është shumë herët për ta thënë këtë, por kam një garanci që po të mos bëhej ky proces, Shqipëria do të vazhdonte të zhytej ne një krizë të thellë politike, ekonomike dhe të besimit. Kështu që, nëse ka një rrugë dhe një mundësi për të dalë nga kjo krizë, kalon përmes kësaj reforme që është edhe 1 nga 9 kushtet e Bundestagut. Prandaj po them unë që nuk ka vend fare për habi. Hapi që kemi hedhur është në përputhje të plotë me atë që këmi kërkuar dhe atë që kemi fituar edhe përmes miqve tanë në Berlin dhe Ëashington.

 

Pyetje: Pra mendoni se nuk ishte humbje kohe 1 vit?

 

Lulim Basha: Mendoj se pa qendrimin tonë që na çoi edhe në hapa ekstremë, siç ishte djegia e mandateve, nuk do të ishim sot këtu, sepse bota është e mbushur me sfida, aparati propagandistik i kësaj qeverie arriti për një kohë të gjatë të fshihte të vëtetën. Tashmë kjo e vërtetë është në të gjithë sytë e botës, është në sytë ë Europës, është në sytë ë partnerëve tanë, siç është edhe rruga që ata kanë përcaktuar për Shqipërinë, për të dalë nga kjo krizë dhe për t’iu bashkuar vlerave, standarteve europiane në çdo fushë, duke përfshirë edhe fushën e ekonomisë, që është një problem madhor për shqiptarët.

 

Pyetje: Ju përmendet zgjedhjet e parakohshme, njëkohësisht parlamentare me ato lokalet. I keni përmendur ne fakt edhe me përpara, nuk është hera e parë që i thoni.  Ju e keni negociuar këtë gjë në kuadër të marrëveshjes për reformën zgjedhore? Sepse dua t’ju kujtoj, ju nuk jeni një politikan fillestar. Nuk besoj se jeni nga ata që hyni në tryezë për të bërë vetëm një gjë dhe qëndroni aty, do të ishte naivitet politik, nëse ngeleshit vetëm tek reformat zgjedhore, pra të bëjmë reformën siç e kërkon Bundestagu. Sepse pika e tretë e Bundestagut është edhe zbatimi i reformës, që do të thotë zgjedhje. Kur zgjedhje? E keni diskutuar këtë pjesë, qoftë edhe variantin tuaj për qeveri tranzitore, siç po e bën Maqedonia e Veriut, është një model që po funksionon atje.

 

Lulzim Basha: Po, absolutisht! Siç e thatë, nuk  është diçka që e kemi mbajtur sekret. Qëndrimet tona janë shpallur publikisht, nëse nuk gabohem që prej 23 prillit, qëndrimi i opozitës së bashkuar, është edhe pjesë e marrëveshjes së koalicionit opozitar. Ne besojmë se Shqipëria duhet të ketë së pari, një kuadër zgjedhor që u garanton qytetarëve të drejtën e votës. Së dyti, zbatimin e këtij kuadri. Pra, jo vetëm të bëhen ndryshimet që duhen të bëhen që nga financimi i partive politike e deri tek gjithçka tjetër, por zbatimi që kërkon vullnet politik. Në këtë kuadër, mendoj se gjithçka përfshi 30 qershorin, ka treguar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj ne i qëndrojmë propozimit tonë për një qeveri tranzitore, jo vetëm për të tejkaluar këtë krizë por ...

 

Pyetje: Ky është ende vetëm propozim apo i dakordësuar, i hedhur në tryezë si pjesë e reformës sepse është vazhdim i reformës, nuk është se është diçka jashtë.

 

Lulzim Basha: Pa diskutim është një qëndrim ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi.

 

Pyetje: Pra, ju e keni bërë të qartë edhe këtë?

 

Lulzim Basha: Padyshim, edhe në dokumentin e miratuar të hënën keni të shkruar të zezë mbi të bardhë, që pasi të mbarojnë të 13 kriteret, “parakusht është vullneti politik dhe ndarja e partisë nga shteti”, që është gjuha që ka përdorur ODIHR –i në raporte, por që është edhe qëndrimi ynë se Shqipëria dhe shqiptarët do të përfitojnë nga propozimi që kemi, dhe që ka funksionuar dhe po funksionon në nëj vend fqinj, me probleme të ngjashme, por jo kaq të thella, siç është Maqedonia e Veriut. Që deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian vendi të ketë 100 ditë para zgjedhjeve një qeveri tranzitore që të garantojë zbatimin e këtyre rregullave.

 

Pyetje: Pra, përderisa është vënë në dokument do të thotë që natyrisht është vendosur...

 

Lulzim Basha: Natyrisht, nuk ka asnjë tërheqje. Mendoj se kjo që po ndodh, çdo javë del nga një kryebashkiak me rekorde kriminale dhe për më shumë që gjithë procesi ka qenë një proces farsë, i braktisur nga shumica e shqiptarëve që edhe zgjedhjet vendore të mbahen në një ditë me zgjedhjet parlamentare.

 

Pyetje: Dhe pyetja e madhe është kur, sepse reforma duhet të përfundojë me 15 mars sipas afateve, të paktën të shpallura tashmë publikisht, është bërë e ditur edhe nga anëtarët e tryezës, është bërë e ditur edhe në parlament nga numri dy i Partisë Socialiste. 15 mars përfundon, mesa duket i keni diskutuar edhe pjesët e tjera. Ju ngelën pak gjëra për të finalizuar. Kur zgjedhjet?

 

Lulzim Basha: Ajo që mund t’ju them është se vullneti jonë është ta kryejmë këtë proces sa më shpejt. Propozimi i palës tjetër ishte që procesi të përfundonte në fund të marsit, ne kërkuam fundin e shkurtit. Kjo edhe për faktin se e kemi përdorur këtë kohë për të përgatitur propozimet të detajuara ligjore. Pra, ekspertët tanë kanë përgatitur jo thjesht koncepte, por edhe ligjet që duhen ndryshuar, por se kur do të ndodhë nuk varet vetëm nga opozita. Ne do të shtyjmë që ky proces të përfundojë sa më shpejt dhe vendi të ketë sa më parë zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare dhe vendore në një ditë.

 

Pyetje: Zoti Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike deklaroi në studion e Endri Xhafos se Edi Rama ka përgatitur dorëheqjet për secilin nga 61 kryetarët e bashkive. Ia kanë kërkuar paraprakisht dhe ata i kanë të dorëzuar dorëheqjet. Pra, në çdo moment që kërkohet dorëheqjet do të dorëzohen, le të themi zyrtarizohen nëpër këshillat bashkiake. Kjo është një rrugë, unë të paktën kështu e lexova në momentin që e dëgjova, thashë “Ok, kjo është një mënyrë për të qenë gati për një kompromis, qoftë edhe për kërkesën tuaj për zgjedhje të parakohshme edhe vendore.” Mos më thoni që nuk e keni si informacion?

Lulzim Basha: Padyshim që ne kemi informacione të ndryshme. Unë nuk mund të shprehem për diçka që është në dorë të palës tjetër. Por në qoftë se ka vullnet politik, asnjë pengesë nuk është e pakapërcyeshme.

 

Pyetje: Po ju përsëris edhe një herë pyetjen, nëse zgjedhjet mbahen të parakohshme apo të radhës, nëse fitoni, Lulzim Basha do të jetë kryeministër. Po nëse humb, çfarë do të jetë Lulzim Basha?

 

Lulzim Basha: Unë nuk mendoj se shqiptarët preokupohen nga pyetje për fatin e një individi, kushdo qoftë ky edhe kryetari i opozitës.

 

Pyetje: Kryetari i opozitës, partisë më të madhe në opozitë.

 

Lulzim Basha: E kuptoj. Për një kohë të gjatë këto janë diskutime që mendoj se gëlojnë në një flluksë njerëzish, të cilët preokupohen me fate individuale dhe me interesa individuale. Detyra ime është shumë më e madhe. Detyra ime është të drejtoj opozitën dhe shqiptarët drejt një ndryshimi të vërtetë, një ndryshimi, i cili ndihet në çdo shtëpi. Të ndjehet në buxhetin e çdo familje. Të ndjehet në xhepat e çdo kryefamiljari. Të ndjehet në cilësinë e arsimit për çdo fëmijë. Sfida ka një përmasë kaq të madhe, saqë realisht nuk mund dhe nuk do t’ia lejoj vetes të hyj në spekulime me fatin tim apo në fatin e bashkëpunëtorëve të mi.

 

Pyetje: E keni bërë njëherë zoti Basha…e keni bërë një gjest në 2017 apo jo?

 

Lulzim Basha: Nuk është ky diskutimi. Partia Demokratike do t’i fitojë zgjedhjet, nëse ato do të jenë të lira e të ndershme.

 

Pyetje: Ju do t’i fitoni ato kur të jenë të lira e të ndershme. Kjo do të thotë se do të përsëritet historia, ju dakordësoheni për reformën, bëhen zgjedhjet dhe ju dilni prapë e na thoni që na vodhën zgjedhjet?

 

Lulzim Basha:   E gjithë beteja jonë po bëhet që shqiptarëve t’u krijohen kushtet të votojnë të lirë. Nuk është se e themi ne, gjithë bota e ka dëgjuar atë që ka ndodhur në Dibër, në 2017-ën.

 

Pyetje: Po nuk bën vaki në botë që të mos pranohen zgjedhjet si në Shqipëri.

 

Lulzim Basha: Po prandaj është bërë kjo betejë. Prandaj sot kemi një platformë europiane, siç është mocioni i Bundestagut, i cili na garanton nëse zbatohet që shqiptarëve të mos u përsëriten dramat e 2017-ës apo zgjedhjeve të tjera të kontestuara. Që shqiptarët ta lënë pas periudhen e zgjedhjeve të kontestuara dhe të kenë institucione legjitime që i përfaqësojnë, që i mbrojnë interesat e tyre, që nuk janë peng i interesave okulte, qofshin këto të krimit të organizuar apo të oligarkisë.

 

Pyetje: Pse kjo reformë nuk do të jetë një dejavu?

 

Lulzim Basha: Për arsyen që ju thashë më parë. Sepse betejat tona kanë sjellë një shkallë të re vetëdijësimi. Në rradhë të parë tek opinioni publik shqiptar dhe në rradhë të dytë tek faktori ndërkombëtar, i cili tashmë ka ndërtuar edhe një udhërrëfyes për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë politike. Udhërrefyesi ka dy pika kryesore: Një reformë zgjedhore që ti shërbejë zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe zbatimi i kësaj reforme përmes mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme. Pra, ky nuk është thjeshtë një prioritet i Partisë Demokratike, siç mund të ishte në vitin 2017-të. Është një prioritet kombëtar, europian, amerikan dhe ndërkombëtar.

 

Pyetje: Por njësoj si në vitin 2017-të, i vetmi interlekutor është Edi Rama dhe e pranojmë të gjithë këtë. Mendoni se këtë herë do të zbatojë rregullat?

 

Lulzim Basha: Rikthehemi tek ajo që ju thashë më parë. Ne e shohim procesin e ndryshimeve zgjedhore si një proces që e shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme. Absolutisht ne nuk kemi asnjë iluzion që me Edi Ramën mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Prandaj ne insistojmë në konceptin tonë të një qeverie tranzitore që çon vendin në BE.

 

Pyetje: A po e mbështesin ambasadorët këtë ide tuajën?

 

Lulzim Basha: Nuk flas për ambasadorët, por mund t’ju them se propozimet tona nuk kanë asgjë ekzotike dhe të paprecedentë. Ju kujtoj se i njëjti instrument, është përdorur të paktën njëherë me sukses në Maqedoninë e Veriut, e cila do të ketë zgjedhje përsëri me 12 prill dhe për herë të dytë ka një qeveri tranzitore, e cila po kujdeset për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

 

Pyetje: Do të doja të ndaleshim pak tek SPAK-u. Është i vetmi ligj që PD ka votuar, i vetmi nga 6 ligjet, ju e mbani mend keni qenë në parklament atëherë dhe mori 122 vota. Megjithatë sot ju keni depozituar dy çeshtje në SPAK, por edhe e keni akuzuar SPAK-un për anësi, për minim të besimit të qytetarëve të drejtësia, pasi ju ktheu në Dibër dosjen 184. Çfarë po ndodh me organizmin që ju vetë e keni votuar?

 

Lulzim Basha: Të gjitha këto janë pjesë e një gjëje. Kjo krizë e thellë, ka një gjenezë. Gjeneza, nëse mund ta themi gjeografikisht, është Dibra. Është 11 shtator i 2016-ës në Dibër, ku e gjithë kupola shtetërore u kap në përgjime zyrtare të autorizuara nga Gjykata, duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet lokale aty dhe ishte prova gjenerale për atë që erdhi pastaj në vitin 2017-të, që po kështu është fotografuar në një dosje: 339/1, për të cilën nuk kemi asnjë informacion se çfarë po bën SPAK-u me këtë dosje. Pse insistojmë tek SPAK? E para sepse ne investuam SPAK-un në besim kur votuan për ligjin, siç e përmendet ju. E dyta sepse arsyeja kryesore pse ekziston SPAK-u, është pikërisht i japë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të përfshirë në krim të organizuar dhe në korrupsion. Dhe korrupsioni elektoral është korrupsioni më i tmerrshëm që grryen themelet e një shteti, gërryen besimin e njerëzve të demokracia. Tani pyetja që unë shtroj është që, nëqoftëse se kjo qeveri, ky kryeministër nuk janë përfshirë në këto krime elektorale, pse ushtrojnë presion për mos hetimin e një çështje që ka tre vite e gjysëm që bën ping pong midis një prokurorie të varfër në resurse dhe nën presionin lokal, siç është prokuroria e Dibrës, dhe prokurorive që janë krijuar për të hetuar pikërisht këto krime. Paraardhësja e SPAK-ut, Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe SPAK-u aktualisht. Pa ndëshkimin e krimeve elektorale si mund të ketë besim qytetari shqiptar, që e nesërmja do të jetë ndryshe?!

 

Pyetje: Ndërsa unë do të bëja pyetjen ndryshe, duke e parë tek besueshmëria e zgjedhjeve, sepse, nëse na krijohet një precedent, që ndodhin krime elektorale dhe nuk hetohen, pasi janë që në 2016-ën Dibra, në 2017-ën Durrësi, çfarë garancish keni ju se duke bërë disa rregulla nuk do të mdodhë prapë e njëjta gjë?

 

Lulzim Basha: Jo, kjo është një betejë. Në betejë nuk ka garanci. Garancia e vetme në betejë është fitorja e betejës. Po unë kam besim se kjo betejë do të fitohet, se pa fitoren e kësaj beteje, Shqipëria nuk mund të ketë një të nesërme, aq më pak një të nesërme europiane. Ajo që shikoj dhe ndjej është një vetëdijësim të madh, që shkon përtej rradhëve të opozitës, në takimet që kam, në komunikimet që kam me qindra, me mijëra qytetaër, të cilët kërkojnë, një orë e më parë, zgjiedhjen e kësaj krize përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

 

Pyetje: Ju miratuat ligjin e dekriminalizimit, sepse kishit ndërkombëtarët në krah, ambasadorin amerikan. Këtë herë ju po thoni që për arritjen e objektivave tuaja ju keni dërkombëtarët, Bundestagun. Përmendët ambasadorët, jeni të bindur tek mbështetja e tyre që këtë herë të realizohet objektivi juaj- të shkohet në zgjedhje të parakohshme, kurdo që ta keni vendosur dhe të realizohet qeveria teknike që kërkoni?

 

Lulzim Basha: Unë jam i bindur se beteja që kemi nisur është në fazën përfundimtare. Natyrisht që nuk ka qenë e lehtë. Ka qenë shumë e vështirë. Vendimet që kemi marrë kanë qenë shumë të vështira, por kanë qënë për të afruar ditën kur shqiptarët mund të zgjedhin qeverinë dhe parlamentin që meritojnë me votën e tyre, jo me diktatin e krimit. Unë jam i bindur se jemi më afër se kurrë realizimit të qëllimit të parë - ofrimit të kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme dhe të krijimit të vullnetit politik për t’i zbatuar këto kushte. Jam i bindur që PD dhe opozita e bashkuar do të jenë fituese të zgjedhjeve. Jam i bindur që bashkë me qytetarët shqiptarë do t’i japim fund kësaj situate të tmerrshme ekonomike, sociale dhe politike, që ka pllakosur vendin. Që edhe ne do të mund të ecim si vendet e rajont, edhe më mirë se vendet e rajonit, qoftë në rrafshin ekonomik, qoftë në përmirësimin e kushteve të shëndetësisë, të arsimit dhe në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, për të cilin kemi dhënë prova që, sa herë kemi patur besimin e shqiptarëve, ia kemi dalë të realizojmë edhe oibjektiva që dikush i mendonte si ëndërrimtare, siç ishte heqja e vizave në vitin 2010.

 

Pyetje: Pra, pas 15 marsit, çfarë do të jetë duke bërë PD?

 

Lulzim Basha: Është gjëja më e thjeshtë ta vendosim këtë në një kalendar dëshirash.

 

Pyetje: Në politikë veprohet me objektiva.

 

Lulzim Basha: Vullneti ynë është t’u ofrojmë shqiptarëve një orë e më parë zgjedhje të lira e të ndershme, të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore, që garanton zbatimin e atyre ndryshimeve ligjore, që bëjnë të mundur përfaqësimin e shqiptarëve sipas votës së tyre dhe llogaridhënien e të zgjedhurve para shqiptarëve. Këto janë objektivat dhe, padyshim, ne jemi të përgatitur e të vendosur të mos humbasim asnjë minutë kohë në arritjen e këtyre objektivave.

 

Të këshilluara

Ardi Veliut i vjen radha për vetting

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do t'i nënshtrohet procesit të vettingut. Këtë të enjte komisioni i jashtëm i vlerësimit ka bërë të...

17:18

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI