Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

“Ku e kam Dodën?”/ Zbardhet telefonata nga burgu e vëllait të Prengës me rrëmbyesit

Lapsi.al 30 January 2020
“Ku e kam Dodën?”/ Zbardhet telefonata nga burgu e vëllait

Zbulohen detaje të reja për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan (Dod) Prengës. Për këtë çështje janë përfshirë disa grupe kriminale në disa vende të botës. Sipas asaj që raportojnë mediat policia shqiptare ka rënë në dijeni të një telefonate të përgjuar nga autoritetet britanike që shqiptari Gramoz Rexhepi, i burgosur në Quito të Ekuadorit ka bërë me Astrit Prengën, vëllain e vikimës i cili gjithashtu ndodhet në një burg në Britaninë e Madhe. Prenga i kërkon vëllain ndërsa Rexhepi kërkon ngarkesën me 280 kg kokainë të nisur me porosi të tij, por që nuk kishte mbërritur në destinacion.

Pjesë nga telefonata:

Astrit Prenga: Më thuaj ku është im vëlla. Ku është Doda (Jan Prenga)

Gramoz Rexhepi: Ti e di fort mirë ku e ke vëllain se ti më ke prek mallin.

Astrit Prenga: Prit të flas me babain (dërgon pajtuesin e gjaqeve).

Gramoz Rexhepi: O ma gjej (drogen), o ma ke...

Pas kësaj telefonate, Prenga merr babain e tij në Shqipëri dhe i thotë që të mos e kërkojnë Janin sepse ndodhet në Shijak dhe të mos bashkëpunojnë me policinë. Por policia kishte vënë përgjues në shtëpinë e viktimës dhe telefonat e familiarëve të tij dhe arriti ta dëgjonte këtë bisedë.

Babai i Prengës ka dërguar një pajtues gjaqesh në shtëpinë e Rexhepit, por pa rezultat. Astrit Prenga ka kthyer 110 kg kokainë që ai kishte marrë nga porti i Anglisë, dhe nisi negociatat me miqtë e tij për ta kthyer edhe ata drogën që kishin marrë.

Ata nuk kishin pranuar sepse donin që të komunikonin me pengun, gjë që nuk ishte e mundur sepse kishte ndërruar jetë që në momentin e rrëmbimit.

Resorti “Golden” është vendosur në sekuestro nga policia për sa kohë ka dyshime dhe prova që brenda tij, që administrohej nga Altin Hajri, (në kërkim) ka dalë i pajetë pengu Jan Prenga. Rrethi i të hetuarve është zgjeruar pasi në Shkodër janë kontrolluar banesat e atyre që dyshohet se janë organizatorët e rrëmbimit dhe vrasësit e Jan Prengës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ardi Veliut i vjen radha për vetting

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do t'i nënshtrohet procesit të vettingut. Këtë të enjte komisioni i jashtëm i vlerësimit ka bërë të...

17:18

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake një automjet ka përplsur për vdekje një këmbësor në Prezë. Identiteti i t...

15:44

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI