Flash

Përkeqësohet moti, bëhuni gati për reshjet e dëborës

Lapsi.al 12 December 2019
Përkeqësohet moti, bëhuni gati për reshjet e

Temperaturat sa po vijnë e po ulën dhe priten në disa pjesë të vendit priten dhe reshje dëbore. Në një njoftim nga Shërbimi Metrologjik Ushtarak bëhet me dije se reshjet e dëborës do të bien në lartësinë mbi 800 metër nga niveli i detit.

SHMU shton më tej se temperaturat ne vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 3ºC në zonat malore deri në 10ºC në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 8ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulta e ato bregdetare.

“Vranësirat duke filluar nga orët e pasdites së të enjtes do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Fillimisht do të preket vija bregdetare dhe prej orëve të vona të natës pjesa më e madhe e vendit. Në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore ndërsa në verilindje reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 metër.

Për ditën e premte pritet mot relativisht i paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Gjatë momenteve të zhvillimit të vranësirave do të gjenerohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në veriperëndim dhe jug deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Temperaturat ne vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 3ºC në zonat malore deri në 10ºC në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 8ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulëta e ato bregdetare” - shkruan Shërbimi Metrologjik Ushtarak.

Të këshilluara

Basha tregon pse opozita heshti pas tërmetit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama e konsideron si një bekim tërmetin dramatik të 26 nëntorit, pasi do ta përdorë për qëllimet e tij. ...

21:56

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI