Flash

Djali i politikanit serb: Mora mesazh në gjuhën kineze për vrasjen e babait

Lapsi.al 12 December 2019
Djali i politikanit serb: Mora mesazh në gjuhën kineze për

Vrasja e ish-politikanit serb Oliver Ivanovic mund të jetë kryer nga një grup i kriminal që vepron në veriun e Mitrovicës e që quhen “Mjekrroshat”. Të gjithë këta dyshohet se marrin urdhra nga “peshku i madh”, Milan Radojçiç. Gazeta Express ka publikuar pjesë nga aktakuza për vrasjen. Në të flitet edhe për deklaratën e djalit të Oliverit të ndjerë, Nikolla Ivanoviç.

Ai në deklaratën e tij para organeve të hetuesisë kosovare kishte deklaruar se në ditën e vrasjes së babait të tij, atë e kishte lajmëruar nëna e tij Marina.

Por krahas kësaj, Nikolla, hetuesve kosovarë u ka thënë se në ditën e vrasjes 16, janar 2018, rreth orës 08:15, në telefonin e tij e kishte pranuar një mesazh në gjuhën kineze, dhe se nga përkthimi i saj pastaj kishte marrë vesh se mesazhi kishte të bëjë me vrajën e babait të tij. Djali i Ivanoviçit kishte deklaruar se mesazhi i dërguar në gjuhën kineze ishte nga një numër i kompanisë serbe Telenor.

Në dëshminë e tij, Nikolla Ivanoviç, deklaron se babai i tij nuk kishte probleme me askënd dhe se asnjëherë me të nuk kishte hapur bisedë për problemet që i ka pasur në Mitrovicë.

Një grup prej disa personave, të quajtur ‘mjekrroshat’, të cilët tash e disa vite veprojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, janë shndërruar në sinonim të kërcënimeve, shantazheve, zhvatjes, frikësimeve e kushtëzimeve për qytetarët e komunave me shumicë serbe që gjenden në pjesën veriore të vendit. Të gjithë pjesëtarët e këtij grupi dyshohet të jenë serb dhe veprojnë me direktivat e ‘peshkut’ të madh, Milan Radojiciqit. Ky i fundit është duke u kërkuar nga ana e institucione të hetuesisë kosovare si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviçit.

Gazeta Express ka arritur ta sigurojë aktakuzën e përpiluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës e cila më 2 dhjetor të këtij viti e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, departamentin special.

Në këtë aktakuzë 48-faqëshe jepen detaje të frikshme rreth gjithë rastit të vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviç, i cili u gjuajt për vdekje në mëngjesin e 16 janarit të vitit 2018 para selisë së partisë së tij.

Janë më shumë se 25 dëshmitarë e qindra prova të tjera të cilat janë marrë parasysh si pjesë e hetimeve nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

E vrasjen e ish-politikanit serb, sipas dëshmitarëve anonim, e kanë kryer grupi kriminal të quajtur ‘Mjekrrat’ si dhe sipas tyre të gjithë e dinë se nga kush udhëhiqet ky grup.

Për të gjitha kërcënimet, ish-politikani serb, Oliver Ivanoviç i kishte njoftuar institucionet e hetuesisë përfshirë edhe vet palën serbe, në këtë mes edhe presidentin e Serbisë si dhe shërbimin e BIA’së.

Madje këtë e kishte paralajmëruar vet ai, përmes një sms-i që e kishte shkëmbyer me një person.

“Do të përkrahim sigurisht, vetëm përpara atëherë ruaje familjen dhe veten sa mundesh”. Këtë mesazh, Ivanoviç e mori seriozisht, pasi paralajmëroi se do t’i njoftonte organet e hetuesisë.

“Nesër do ta thërras prokurorin që ta fillojë hetimet”, kishe shkruar Ivanoviç.

Prokuroria Speciale gjithashtu ka shpallur urdhër arrest ndërkombëtar për Milan Radojiqiq dhe Zvonko Vesenlinoviq. Këta të dy sipas prokurorisë cilësohen si udhëheqës të grupit të cilët janë përfshirë në rastin e vrasjes së politikanit serb. Oliver Ivanoviç. Urdhër arrest vendor, Prokuroria Speciale ka shpallur ndaj Zhelko Bojiq, zyrtar policor në veri të Mitrovicës dhe Milan Mihajloviq i njohur si “Popi”./GazetaExpress

Të këshilluara

Basha tregon pse opozita heshti pas tërmetit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama e konsideron si një bekim tërmetin dramatik të 26 nëntorit, pasi do ta përdorë për qëllimet e tij. ...

21:56

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI