Flash

VIDEO/ Gazetari italian: U kërcënova me vdekje pas emisionit për narkotrafikun ku përmendej Tahiri

Lapsi.al 11 December 2019
VIDEO/ Gazetari italian: U kërcënova me vdekje pas emisionit për

Televizioni publik italian Rai3 dhe emisioni "Fuori TG" i kanë dedikuar një emision të plotë asaj që po ndodh me mungesën e lirisë së fjalës në Shqipëri. Në një lidhje telefonike gazetari italian, Valerio Cataldi, i cili ka bërë emisionin mbi trafikun e drogës në Shqipëri dhe për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në të tregoi eksperiencën personale duke u shprehur se përveç kërcënimeve, faktet e transmetuara janë quajtur "fake news" nga vetë kryeministri Rama.

“Ne kemi realizuar një emision special për narkotrafikun me 5 pjesë dhe njëra prej tyre iu dedikua Shqipërisë dhe që u transmetua këtë verë. Pjesa për Shqipërinë tregonte situatën atje sa i takon narkotrafikut se si mafia shqiptare ka marrë forcë dhe tregonte se si politika ishte e përfshirë në hetime dhe në çështje të narkotrafikut.

Në veçanti ne përmendim një rast që i takonte ministrit të Brendshëm që ishte i përfshirë sepse një narkotrafikant i kapur në Katania dhe që bashkëpunonte me Cosa Nostra ishte kushëriri i tij dhe që udhëtonte në një makinë të dhënë nga ministri i Brendshëm. Ishte një rast i qartë dhe më pas gjykata në Shqipëri e dënoi ministrin. Kur kjo gjë u transmetua provokoi një reagim të fuqishëm nga ana e qeverisë shqiptare.

Kur publikuam emisionin ishte vetë kryeministri që shkruante në Facebook gjëra të tmerrshme. Shkruante se ishim gënjeshtarë, që ishin të gjitha gjëra të shpikura, që nuk ishin të vërteta. Pas këtik komenti të dhunshëm të kryeministrit mora kërcënime edhe me vdekje, madje. Në drejtimin tim erdhën fyerje të vazhdueshme edhe në drejtim të emisionit tonë që akuzohej se kishte fabrikuar fake news” – tha Cataldi.

(Telefonata e gazetarit italian në minutën 7.00)

Ai është një prej gazetarëve më të mirë investigativë në Itali është autori i emisionit "Narcotica" ku tregohej me fakte mbi trafikun e drogës në Europën Juglindore dhe ku një vend të rëndësishëm zinte Shqipëria.

“Është një konferencë për shtyp që bëhet çdo vit në Shqipëri që bazohet te operacionet e Guardia di Financa italiane e cila bën fluturimet për të zbuluar parcleaty e kultivuara me marijuanë. Vitin e kaluar arritën të gjenin shumë dhe raportuan shumë pak. Këtë vit e dimë me siguri që kultivimi është rritur në mënyrë të bujshme, por ljami është se konferenca nuk u bë. Në fillim u shty për në fund të nëntorit, por eventualisht nuk është bërë sepse qeverisë shqiptare nuk i intereson lajmi që kemi të bëjmë me një narko-shtet në portat e Europës.

Në momentin që kërkon të hyjë në Europë, ky është një fakt që nuk do t’i japë zë. kanë bërë një përpjekje për tu përballur me narkotrafiklun, por është e qartë se nuk ia kanë arritur dhe në atë nivel që është korrupsioni është i papranueshëm për standardet që kërkon Europa. Ky është shembull se si sillet ai vend sa i takon informimit ku ka lajme që mbahen të fshehta dhe të tjera përgënjeshtrohen dhe është qeveria ajo që vendos se çfarë duhet të publikohet” – tha Cataldi në një ndërhyrje tjetër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI