Flash

PD dhuron fondet e pritjes tradicionale të 11 dhjetorit për banorët e prekur nga tërmeti

Lapsi.al 10 December 2019
PD dhuron fondet e pritjes tradicionale të 11 dhjetorit për

Aktivitetet e planifikuara për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratike janë anuluar, dhe të gjitha fondet e përcaktuara për këto aktivitete se bashku me kontribute të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj do të shkojnë në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti dhe mbështetja maksimale për ta është mënyra më e mirë për të përkujtuar data të rëndësishme që shënojnë ngjarjet e Dhjetorit 1990, nga Lëvizja Studentore tek shpallja e pluralizmit dhe lindja e Partisë Demokratike.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit Partia Demokratike ka anuluar disa aktivitete kombëtare per t'ju përkushtuar me të gjitha mundësitë dhe burimet e saj njerëzore situatës pas tërmetit në terren pranë njerëzve në emergjencë.

Më herët Partia Demokratike anuloi aktivitetet për 28 nëntorin, kreu i demokratëve anuloi vizita te parashikuara jashtë vendit ndërsa në Ditën e Rinisë me 8 dhjetor, të rinjtë e Forumit Rinor e kthyen në ditë solidariteti duke mbledhur dhe shpërndarë ndihma për familjet e goditura nga tërmeti.

Të këshilluara

Moti, nesër bëhuni gati për shi dhe borë

Mëngjesi i sotëm nisi me reshje shiu, ndërsa gjatë ditës pati vranësira të vazhduëshme. Reshjet e shiut do të jenë sërish prezente pasditen e sotme si dhe do të...

18:35

Lubonja: Rama po bën spektakël me tërmetin

Analisti Fatos Lubonja thotë se kryeministri Edi Rama në vend që të bëjë punën dhe të zgjidhë hallin e njerëzve del në televizor dhe luan rolin e njeriut të shu...

23:06

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI