Flash

Negociatat, Maqedonia e Veriut kërkon të ndahet nga Shqipëria

Lapsi.al 9 December 2019
Negociatat, Maqedonia e Veriut kërkon të ndahet nga Shqipëria

Tetorin e kaluar, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pësuan disfatë në ambiciet e tyre evropiane. Drejtuesit e Unionit kundërshtuan hapjen e procesit të pranimit të këtyre vendeve të Ballkanit.

Të gjithë pranuan se Maqedonia e Veriut kishte përmbushur premtimet e saj, siç është Marrëveshja e Prespës e nënshkruar me Greqinë, çka solli edhe ndryshimin e emrit, por disa vende të BE-së shprehën dyshime për përparimin e Shqipërisë.

Nikola Dimitrov, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, propozon gjatë një interviste për Euroneës, një zgjidhje të mundshme: Të dyja vendet të ndahen në procesin e hapjes së negociatave.

“Unë mendoj se suksesi i një vendi është lajm i mirë për të gjithë rajonin. Si fqinj, dhe mbi të gjitha si fqinj të mirë, ne besojmë se Tirana duhet të jetë në gjendje të fillojë rrugëtimin e saj evropian. Sigurisht një zgjidhje pozitive do të ishte më e mira. Ne duhet të punojmë për gjetjen e një emëruesi të përbashkët. Por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë ne kemi nevojë për një vrull pozitiv, jo për një dinamikë negative. Dhe një është padyshim më mirë se asnjë”, ka theksuar ai.

Euronews shkruan se nuk është e sigurt që ndarja e kërkesave të tyre do të hapë një rrugë të re për Maqedoninë e Veriut. Komisioni përgatit një dokument për të rishikuar procesin. Kryediplomati maqedonas tashmë ka zhvilluar takimin e tij të parë me Komisionerin e ri për Zgjerimin Olivér Várhely. Edhe gjatë ditës së sotme, ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me zt. Várhely.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI