Flash

VIDEO/ Vëllai i Saimir Grekut nxjerr blof Ramën

Lapsi.al 10 December 2019
VIDEO/ Vëllai i Saimir Grekut nxjerr blof Ramën

Kryeministri Edi Rama po nxjerr në ERTV edhe aktivitete të tij që ndoshta nuk është e nevojshme të transmetohen fillim mbarim për publikun. Të tilla janë vizitat në familjet e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

Rama i përdor për propagandën e tij, por në anën tjetër ato shpesh zbulojnë të vërteta të dhimbshme të realitetit jashtë ERTV-së. E tillë ishte vizita pasditen e së martës në familjen e Saimir Grekut që është strehuar në një nga banesat sociale në Shkozë. Në shtepi ishte Dorjan Greku, vëllai i viktimës i cili u pyet nga kryeministri Rama se ku punon, por përgjigja e tij e stepi kryeqeveritarin.

"Jam pa punë!" - tha i riu. 

“Gjejini një punë djalit”– iu drejtua Rama shoqëruesve të tij. Nuk mungoi sqarimi i kryebashkiakut Veliaj që nxiroi të shpjegonte se Doriani prej pak kohësh ishte kthyer nga Franca. A thua se atje i riu kishte shkuar për turizëm dhe jo nga varfëria dhe papunesia ne vendin tonë. ©LAPSI.al

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/12/WhatsApp-Video-2019-12-10-at-21.46.01-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Moti, nesër bëhuni gati për shi dhe borë

Mëngjesi i sotëm nisi me reshje shiu, ndërsa gjatë ditës pati vranësira të vazhduëshme. Reshjet e shiut do të jenë sërish prezente pasditen e sotme si dhe do të...

18:35

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI