Flash

Dalin FOTOT/ Ramë Lala 9 orë brenda rrënojave i shpëtuar nga lavatriçja

Lapsi.al 10 December 2019
Dalin FOTOT/ Ramë Lala 9 orë brenda rrënojave i shpëtuar nga

Një telefonatë e përgjegjësit të grupit në portin e Durrësit bëri që të gjithë punëtorët aty, mëngjesin e 26 nëntorit, të gjendeshin përballë një situate aspak të zakontë për ta. Të vendosur përpara një banese të rrënuar, harruan profesionin, por vunë zemrën në punë, e njëri prej tyre sot është arsyeja e fortë pse Ramë Lala nuk u mposht nga tragjedia e asaj nate.

Rruzhdi Gripshi, babai i futbollistit të klubit të Skënderbeut, Nazmi Gripshi, prej një jete punon në portin e Durrësit. Vendosi të qëndronte në hije duke mos kërkuar vëmendje për gjithçka pa apo dëgjoi, por njeriu i cili kaloi 4 orë nën rrënoja për të dalë nga aty me Ramë Lalën ka padyshim shumë për të treguar.

“Morëm veglat që duheshin dhe u nisëm aty ku na përcaktuan, banesën ku gjetëm Ramë Lalën. Mendova përderisa zoti ka lënë gjallë nga 9 veta këtë djalë atëherë as mua nuk do më gjente gjë. Biseduam për 4 orë me të dhe më pyeti për pjesëtarët e tjerë të familjes, i thashë që të gjithë kanë dalë, tani është radha jote. Dy herë i ra të fikët dhe për ta mbajtur sa më gjallë realizonim edhe foto, i thoja që t’i bënim që ai ti kishte kujtim. Pasi dolëm nga rrënojat u largova së bashku me mikun tim, nuk ndenja për lavdërime sepse veprova me zemër”, - rrëfen Gripshi për Top Channel.

Ai nuk do e harrojë kurrë gjithçka i ndodhi, madje për ta kujtuar gjithmonë do ta ndihmojë dhe fotoja “selfie” që ka me Ramë Lalën në ato kushte të vështira, në atë çast e realizuar për të shpërqendruar djalin 17-vjeçar, por tani padyshim për të shënjuar jetën e tij./TCH

 

Të këshilluara

Moti, nesër bëhuni gati për shi dhe borë

Mëngjesi i sotëm nisi me reshje shiu, ndërsa gjatë ditës pati vranësira të vazhduëshme. Reshjet e shiut do të jenë sërish prezente pasditen e sotme si dhe do të...

18:35

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI