Flash

Akademikët kundër ligjit të qeverisë për mediat online: Ligj fashist dhe injorant, i shërben Ramës

Lapsi.al 12 December 2019
Akademikët kundër ligjit të qeverisë për mediat online:

Pedagogu i Gazetarisë, Mark Marku ka folur me tone të ashpra në komisioin e Medias, lidhur me ligjin e ri të përgatitur nga qeveria për mediat online. Në këtë seancë dëgjimore ishin edhe përfaqësuesit e tjerë të gazetarisë si Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela. Kritikat dhe tonet e forta të Markut ndaj Qeverisë dhe Kuvendit, kanë bërë që ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro të braktisë sallën e komisionit të Medias.

“Ky ligj është hartuar nga injorantë në fushën e medias. Turp të kenë pasi kërkohet të shtypet liria e medias. Çdo deputet që e voton merr pjesë në krim. E keni bërë Kuvendin si furgon. Çdo përmirësim që mendohet se do të bëhet është vetëm një bashkëpunim në krim. Kemi pasur përfaqësues një ekspert të BE-së që ka hedhur poshtë ligjin. Si mund të bëhet një ligj nga 12 deputetë që i ka kundër të gjithë. Kjo procedurë cënon lirinë e medias, ky është një ligj qesharak. Me këtë ligjin kërkohet shtypja e medias, por kjo tentativë nuk ka për të funskionuar, kemi një përvojë me ato që ato që kanë tentuar të cënojnë mediat”, u shpreh Marku.

Ndërsa Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela debatuan edhe me disa deputetë të opozitës së re, kur iu drejtuan atyre se nuk i njohin si përfaqësues të popullit gjë e cila solli irritimin e këtyre të fundit.

Nga ana tjetër, socialisti Musa Ulqini kritikoi të ftuarit se ata po tejkalojnë lirinë e tyre si të ftuar në komision, duke fyer deputetët. Në këtë moment përfaqësuesit e gazetarisë Mark Marku, Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela u larguan nga komisioni.

Të këshilluara

Basha tregon pse opozita heshti pas tërmetit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama e konsideron si një bekim tërmetin dramatik të 26 nëntorit, pasi do ta përdorë për qëllimet e tij. ...

21:56

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI