Flash

Pëson çarje një pallat tek Fresku në Tiranë, banorët në panik lënë shtëpitë (FOTO)

Lapsi.al 28 November 2019
Pëson çarje një pallat tek Fresku në Tiranë,

Banorët e një pallati në zonën e Freskut në Tiranë po braktisin shtëpitë pas dëmtimeve që ka pësuar kjo godinë sic e shihni edhe në fotot më poshtë.

Pallati ka pësuar çarje të cilat kanë frikësuar banorët dhe tashmë ata po marrin sendet personale dhe po largohen, raporton Panorama.

Ky pallat 7 katësh në formë U-je është ndertuar para 5 vitesh dhe brenda tij jetojne 120 familje. Ai eshte ndertuar mbi kolektor.

Sic shihet edhe në këto imazhe, disa qytetarë me çanta në duar dhe me telefona duke folur me të afërm të tyre, janë jashtë banesave, pasi kanë frikë nga ajo që mund të ndodhë. Gjatë ditës së sotme janë shënuar disa lëkundje tërmeti, më e forta me magnitudë 5.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI