Flash

Lëkundjet e tërmetit të sotëm çajnë godinën e spitalit të Durrësit

Lapsi.al 28 November 2019
Lëkundjet e tërmetit të sotëm çajnë godinën

Lëkundjet e fundit të tërmetit 5.1 të shkallës rihter që ranë rreth një orë më parë kanë dëmtuar godinën e spitalit të Durrësit. Në një lidhje të drepërdrejtë nga urgjenca e spitalit të Durrësit, Ajgena Korbi raporton se në atë moment kanë dalë të gjithë jashtë nën panik, ndërsa një grup ekspertësh po verifikojnë dëmet. Fillimisht u fol për një evakuim të tyre, por gazetarja na konfirmon se në kushtet e panikut një pjesë e pacientëve janë tërhequr nga familjarët.

 “Ka qenë ora 12 kur në Durrës janë ndjerë lëkundjet e fundit sizmike. Kjo situatë ka bërë që të gjithë të dalin jashtë në panik. Është konstatuar që godina ka pësuar plasaritje. Një grup ekspertësh po verifikojnë nëse ka dëme në strukturë. Në këtë moment urgjenca po punon, po ka pacientë që kanë lënë spitalin, janë marrë nga familjarët në kushtet e panikut. Do ketë një verifikim të dytë të situatës dhe nëse do vijojë puna apo jo. Manastirliu tha se në Durrës situata është nën kontroll dhe nëse konstatohet se urgjenca nuk është në gjendje të funksionojë atëherë shërbimet do merren në anën e dajthtë të spitalit, ose në godinën e maternitetit” –raportoi gazetarja e ABC news.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI