Flash

Tërmeti/Rama kërcënon mediat: "sharlatanë, mos na detyroni tj'u mbyllim"

Lapsi.al 28 November 2019
Tërmeti/Rama kërcënon mediat: "sharlatanë, mos na

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, lidhur me situatën katastrofike në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit të fuqishëm. E megjithatë, nuk ka ngurroi të përfitojë nga rasti, për t’iu kundërvënë mediave.

Teksa i ka bërë thirrje për të raportuar me përgjegjësi, Rama u shpreh se mediat nuk po tregojnë “njerëzillëk” dhe se me parashikimet e tyre për tërmetin po bëjnë veçse krim. I prerë në fjalën e tij dhe duke mos kursyer ironinë, kreu i ekzekutivit i paralajmëroi mediat që të mos e detyrojnë që nga gjendja e jashtëzakonshme në vend, “t’u fikë dritën e ekraneve”.

“Nga ana tjetër besoj që është me shumë rëndësi të nënvizoj sot, duke u nisur nga një flusk i madh alarmi dhe paniku se ka një rëndësi tejet të posaçme, e të gjithë atyre që kanë në dorë një mjet komunikimi, apo që shfaqen në ekrane, është momenti që të ruhet qetësia dhe nuk është momenti për sharlatanë. Këto janë krime në kuptimin e vërtetë të fjalës, janë krime që cënojnë jetën e përditshme të njerëzve. Iu bëj thirrje të gjithëve, duket besuar se i bëjnë nga mungesa e një reflektimi pak të cekët, që të mos na detyrojnë që nga gjendja e jashtëzakonshme, që të marrim masa që t’ju fikim dritën e ekraneve.

Është jo njerëzore mbi të gjitha, në kushtet kur njerëzit kanë marrë arratinë nga shtëpitë, në të shumtën e herës edhe të nxitur nga mungesa për të arsyetuar qartësisht nga lajmet e rreme. Ata të cilët kanë përgjegjësi t’i shfaqen publikut si ndërmjetës të përfshihen në një lloj veprimtarie që s’ka sensin e njerzillëkut, të ndalen për të qetësuar shpirtat e njerëve. Ata bëjnë parashikime, por këto janë krime. Kjo është kohë për psikologët, nuk është kohë për astrologët. Broçkulla!”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI