Flash

Kosova pjesë e Serbisë/ Si shihet në Beograd mini-shengeni Rama - Vuçiç

Lapsi.al 11 November 2019
Kosova pjesë e Serbisë/ Si shihet në Beograd mini-shengeni Rama -

Bashkëpunimi për mini-shengenin ballkanik, iniciativë e nisur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duket se pas takimeve në Novi-Sad dhe në Ohër do të finalizohet më 21 dhjetor në takimin e Durrësit. Projekti i mini-shengenit ballkanik i iniciuar nga Rama dhe Vuçiç përfshin edhe harta me vendet pjesëmarrëse.

Por një hartë e publikuar nga gazeta serbe “Blic”, në një shkrim të publikuar rreth këtij projekti ka shkaktuar reagime të shumta pasi Kosova përfshihet brenda territorit të Serbisë. Gazeta serbe flet për përfitimet e Serbisë dhe sfidat me të cilat do të përballet Beogradi me marrëveshjen e mini-shengenit ballkanik.

Kundër kësaj nisme të iniciuar nga kryeministri Rama dhe presidenti serb Vuçiç, ka dalë e gjitha klasa politike në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili po merr pjesë në nisma të shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën. Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa e quajti këtë projekt një “Jugosllavi të vogël pa Slloveninë dhe Kroacinë, por me Bosnjën. Edhe lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti tha se Rama po nxitohet dhe se samiti i Ohrit dhe mini-shengeni ballkanik ishte i nxituar.

 

Ideja e Shengenit Ballkanik nuk është parë me sy të mirë as në Bruksel. Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç tha se nismat rajonale janë të mirëpritura, por nuk duhtë që të kishte vende të përjashtuara duke iu referuar Kosovës. Kundër kësaj nisme kanë qenë edhe i dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. ©LAPSI.al

Image

Image

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, një i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar në Merqi, të Lezhës, pasditen e sotme. Një motor ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Mëso...

18:32

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI