Flash

Verona godet në Parma: derbin italian të shqiptarëve e fiton Kumbulla me golin e një serbi

Lapsi.al 29 October 2019
Verona godet në Parma: derbin italian të shqiptarëve e fiton

Goditje e Veronës në transfertë, që me një gol fantastik të Lazovic në fillim të ndeshjes imponohet në Tardini. Rrëzohet Parma, që në shtëpi vinte nga tre fitore radhazi, por këtë herë vuajti mungesën e qendërsulmuesve të saj. Fitore e Kumbullës në sfidën derbi me Dermakun, edhe pse dy lojtarët bënë një përfaqësim pozitiv.

Në krahasim me ndeshjen me Inter, D'Aversa u detyrua të bënte dy ndryshime. Në fakt, nisi më mirë Verona, me Parmën që dukej se kishte mbetur në dhomat e zhveshjes së San Siro. Triumfi për miqtë erdhi në minutën e 10', falë një goditje të fuqishme nga jashtë zonës të Lazovic, me topin që përfundoi në trekëndishin e Sepe. Goli i parë me verdheblutë për serbin, por disavantazhi shkundi vendasit, që koleksionojnë raste të panumërta: Gervinho në më shumë raste e Karamoh, që nuk gjetën goditjen fituese. Vetëm se në fund të pjesës së parë, është Sepe që evitoi golin e dytë, duke ndaluar goditjen e Kumbullës në zhvillimet e një goditje këndi.

Parma reagon në rifillimin e lojës, por emilianët jan pa fat në minutën e 49: Kulusevski e Gervinho kombinuan bukur, por e djathta e afrikanit u stampua në traversë. Tentativat e Parmës shtohen dhe në të 71 është Silvestri që shpëtoi si mundi portën në goditjen me kokë, të mbrojtësit tjetër të kombëtares Dermaku, që barazoi rastet me Kumbullën në këtë sfidë, por jo golat e Parmës me Veronën, që del nga transferta me tre pikë të cmuara.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI